E Diel, 1 Nëntor 2026

Emerimet ne gjykata shtate dekrete ngecen ne Parlament

/ /

TIRANE - Kater anetare te Gjykates Kushtetuese dhe tre anetare te Gjykates se Larte kane mbetur pa u emeruar per shkak te bllokimit te kandidaturave ne Parlament. Komisioni Parlamentar i Ligjeve i shqyrtoi kater kandidaturat per Gjykaten Kushtetuese dhe tre te tjerat per Gjykaten e Larte por ceshtja u nderlikua para se emrat te kalonin per votim ne Kuvend. Grupi parlamentar i Partise Demokratike iu drejtua Gjykates Kushtetuese me nje kerkese per interpretim per proceduren qe duhej te ndiqte Presidenti i Republikes gjate rinovimit te anetareve te gjykatave me te larta ne vend. Per sa kohe Gjykata Kushtetuese nuk eshte shprehur mbi kerkesen e Partise Demokratike shtate kandidaturat per tu emeruar ne gjykata kane mbetur pezull. Emerimi i anetareve te Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese shkaktoi debat gjate diskutimeve ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Anetaret e komisionit shprehen verejtje ne disa raste per kandidaturat e paraqitura nga Presidenti i Republikes disa prej te cilave u refuzuan. Procedura e rinovimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte parashikohet te filloje nga Presidenti i Republikes. Kreu i shtetit fillimisht pranon aplikimet per kandidatet dhe me pas perzgjedh kandidaturat te cilat i dekreton dhe i dergon per shqyrtim ne Kuvend. Me pas Komisioni i Ligjeve merr ne shqyrtim kandidaturat e Presidentit te Republikes dhe pas kesaj procedure behet kalimi i emrave me votim ne Kuvend. Pa marre voten e deputeteve ne Kuvend anetareve te gjykatave edhe pse te dekretuar nga kreu i shtetit dhe te miratuar ne Komisionin e Ligjeve nuk u fillon mandati.                       tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›