Rrefimi trondites E vrava vellain per 100 milione leke
Mjaft gjakftohte 34- vjecarja pohoi se e kishte paramenduar eliminimin e te vellait Marsel Grabocka pasi ai i kishte borxh 100 milione leke. E vrame se nuk na kthente leket. Na humbi durimi sidomos diten kur kryem vrasjen pasi ai na mori dhe 100 mije leke te tjera. E dinim qe nuk do na i kthente kurre pasi i donte per ti luajtur kumar. Kjo ishte deklarata e motres se 37-vjecarit te vrare per shkakun qe e coi drejt krimit te rende. Motra e cila mori pjese ne vrasjen e vellait te saj ka pranuar bashkepunimin vetem pas ballafaqimit me te shoqin Niko Tanco. Fillimisht ajo tentoi te mohonte por bashkeshorti i saj i ka kerkuar te rrefente te verteten. Trego se une pranova gjithcka. Keshtu mesohet se i ka thene Niko Tanco gruas te tij. Pas ballafaqimit Vasilika eshte terhequr nga alibia se ne momentin kur eshte vrare Marseli ajo ndodhej ne shtepi me femijet. Ajo e ka pasur nje alibi qe ne fillim kur kishin planifikuar vrasjen pasi kishte porositur femijet te thoshin se nena e tyre ndodhej ne shtepi dhe nuk ishte larguar ndersa babai ka qene ne Greqi. Ne momentin e arrestimit ajo tha se kishte qene tek nje komshie per kafe alibi te cilen tentoi ta mbeshteste dhe komshija e saj. Diten e ngjarjes Vasilika nuk ishte tronditur kur mesoi vdekjen e vellait gje qe ka rene ne sy te grupit hetimor dhe te te afermve. Sipas deklarates se ciftit Marseli u kishte marre ne vite nga te ardhurat e biznesit te perbashket te salcave te pakten 100 milione leke te vjetra te cilat nuk ua kishte kthyer me. Ky fakt i ka nxitur ata te hakmerren duke e vrare. Ata kane pritur momentin kur ne banese nuk ndodheshin prinderit per te kryer krimin. Pas arrestimit prinderit e Marselit dhe Vasilikes nuk pranuan te flasin per arrestimin. Ata jane mbyllur ne shtepi te shokuar kur mesuan lajmin. Josif Grabocka sipas burimeve prane familjes ka pohuar se kishte qene ne dijeni te konflikteve per ceshtje parash midis djalit dhe vajzes se tij por nuk e priste kurre qe kjo e fundit te arrinte deri ne vrasje. Ata nuk kane konfirmuar nese do te ndjekin seancen gjyqesore per vleresimin e mases se arrestit.
KORE/ GEZIM ASHIMI