Kumbaro bllokohet gjykata e Larte
Kolegjet e Bashkuara nuk munden te shpallin vendim ne lidhje me ceshtjen e ligjshmerise se dy masave te sigurise arrest me burg te marra ne Shkallen e Pare dhe Apelin e Krimeve te Renda ndaj Kumbaros i pandehur ne dosjen Remzi Hoxha. Shkak per mosshpalljen e vendimit u be numri cifti i gjyqtareve qe perbenin Kolegjet e Bashkuara 12 te tille dhe pamundesia per te arritur shumicen ne vendimmarrje. Ne perfundim Kolegjet e Bashkuara nuk arriten te shpallnin vendimin ne lidhje me kete ceshtje pasi nga ana e tyre nuk eshte arritur shumica e nevojshme per te marre vendimin perfundimtar sepse gjyqtaret kane dale 6 me 6. Aktualisht Kolegjet
e Bashkuara e kane gjykuar kete ceshtje me 12 gjyqtare pasi dy prej anetareve te Gjykates se Larte jane terhequr per arsye te cilat parashikohen nga nenet 15-17 te Kodit te Procedures Penale konfirmoi dje shefja e zyres se shtypit ne Gjykaten e Larte Ida Vodica. Ne nje kohe kur palet dhe te pranishmit ne seance u ngriten ne kembe per te degjuar shpalljen e vendimit qe me pas do te kishte edhe vleren e nje praktike unifikuese kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj pohoi se Shpallja e vendimit do te shtyhet. Kolegjet nuk arriten ne nje vendim pasi nuk u arrit shumica. Kjo ceshtje do te gjykohet nga Kolegjet e Bashkuara ne momentin e plotesimit te vendeve vakante te Gjykates se Larte u shpreh zyrtarisht gjykata.
NGRI
Ligjerisht ne Gjykaten e Larte duhet te ushtrojne detyren 17 gjyqtare. Per shkak te mbarimit te mandateve per tre prej tyre pak muaj me pare aktualisht ne kete gjykate ushtrojne detyren 14 te tille. Kolegjet e Bashkuara gjykojne vetem kur ne to marrin pjese jo me pak se dy te tretat e te gjithe gjyqtareve te Gjykates se Larte qe do te thote jo me pak se 12 anetare. Ne Kolegjet e Bashkuara te mbledhura dje nuk ishin te pranishem dy nga 14 gjyqtaret perkatesisht gjyqtari Mehdi Bici dhe gjyqtarja Mirela Fana. Terheqja e tyre nga pjesemarrja ne shqyrtimin e ceshtjes Kumbaro ishte per shkak te arsyeve ligjore. Behet e ditur se gjyqtari Bici ka hequr dore pasi ai ka qene pjesemarres ne nje trupe gjyqesore qe ka shqyrtuar masat e sigurise ndaj te pandehurve te dosjes Remzi Hoxha ne gjykimin e saj tek Apeli i Krimeve te Renda. Nderkohe burime prane Gjykates se Larte pohuan se gjyqtarja Fana ishte ne kushtet e papajtueshmerise pasi kohe me pare bashkeshorti i saj ka qene mbrojtes i te pandehurve te dosjes Remzi Hoxha ne shqyrtimin e saj ne themel. Pak kohe me pare per shkak te problemeve qe sjell ne mirefunksionimin e Gjykates se Larte mosplotesimi i vendeve te lira kryetarja e gjykates Shpresa Becaj me ane te nje shkrese zyrtare i kerkoi Kryeministrit te vendit Kryetares se Kuvendit dhe Presidentit te Republikes pershpejtimin e procedurave per emerimin e gjyqtareve te rinj.
Armand Bajrami