E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande OSBE nis projektin per regjistrimin e pronave ne bregdet

SARANDE - Nje projekt i iniciuar nga OSBE-ja ka pak kohe qe merret me regjistrimin e pasurive te pronareve edhe ne rajonin e Sarandes. Ky regjistrim prek pronat qe nga viti 1945 e ne vijim dhe nga te dhenat e para mesohet se do te sherbeje per te percaktuar zonat e lira per tu investuar ne turizem. Prej rreth dy muajsh me nisme te OSBE-se nje kompani spanjolle Land dhe Co ka nisur realizimin e nje projekti qe merret me regjistrimin e pasurive te pronareve. Regjistrimi per rajonin e jugut nis qe nga Borshi per te shkuar deri ne Kepin e Stillos. Regjistrimi perfshin periudhen qe nis nga viti 1945 e ne vazhdim. Per realizimin sa me te sakte te ketij projekti kompanise spanjolle Land dhe Co i eshte vene ne dispozicion gjithe dokumentacioni qe gjendet ne zyren e kadastres por edhe dokumentacioni i arkivit te shtetit. Nderkohe per saktesi jane hapur ne secilen komune te rrethit si ne Lukove Aliko Mursi por edhe ne Ksamil zyra qe sherbejne enkas per thithjen e dokumentacioneve te vjetra te pronesise qe disponojne qytetaret tha per gazeten pergjegjesi i zyres se Kadastres ne Sarande Taip Madani. Kompanise Land dhe Co pervec dokumenteve te vitit 1947 e 1951 qe ka aktualisht kjo kadaster i jane vene ne dispozicion edhe dokumenta te pas vitit 1991 sipas ndarjes se tokes ne baze te ligjit 7501 por edhe harta si dhe procesverbalet e kufijve ndares midis fshatrave. Projekti ka nje afat kohor prej 1 vit e gjysme.            sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›