E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërimet e Imamit, PS: I bën presidenti, u shkel Kushtetuta

TIRANË-Cështja e emërimit të komandantit të flotës detare nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami pa dijeninë e Presidentit Topi ka shkaktuar debate në Komisionin parlamentar të Sigurise.
Deputeti socialist Pirro Lutaj e cilësoi antikushtetues urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes.

Sipas tij komptencën për emërime në këto raste e ka vetëm Presidenti i vendit. ‘Cdo shkarkim apo emërim bëhet nga Presidenti i Republikës. Në këtë rast është shkelur Kushtetuta me të dyja këmbët”.
Deputeti socialist kërkoi që Ministri Imami të raportojë në komision për këtë rast.
Përfaqësues të mazhorancës ndërkohë janë shprehur pro ngritjes së një grupi mbikqyrës për të konstatuar nëse ka shkelje ose jo.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi-Imamit: Jep sqarime për emërimet në ushtri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›