E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Turqi, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

TURQI- Të paktën 2 persona janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në kantierin detar Tuzla rreth 36 km në lindje të qëndrës së Stambollit.

Sipas dëshmitarëve shpërthimi ndodhi në një anije në ndërtim dhe dyshohet se shkak ka qënë një akumulim gazi.

Dhjetra ambulanca, policë dhe zjarrfikës mbërriten në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë bllokuar rrugët që të cojnë në vendin e shpërthimit.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›