E Shtunë, 31 Tetor 2026

22 Prill-Dita e Tokës, bashkohuni me Korpusin e Vullnetarëve

Tiranë- Dita Botërore e Tokës, 22 Prilli, do të jetë një ditë e madhe rrebelimi ndaj ndotjes së mjedisit dhe shkatërrimit të natyrës. Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve do të jetë pjesë e një festivali të madh aktivitetesh dhe akisonesh jo vetëm sensibilizuese.

Si lëvizja vullnetariste mjedisore më e madhe në vend, Korpusi i Vullnetarëve do të ndërmarrë në këtë ditë një sërë aktivitetesh dhe aksionesh për pastrimin e tërritoreve në qytete të ndryshme të vendit dhe zona turistike, sipas këtij kalendari:

Tiranë- Korpusi i Vullnetarëve do të marrë pjesë në panairin e aktiviteteve që do të organizohen në kodrat e liqenit artificial. Do të ekzpozohen imazhe nga zonat e ndotura nga mbeturinat si dhe aktivitete të korpusit për pastrimin e zonave turistike. Do të jenë katër stenda, me banera dhe tavolina ku vullnetarët tanë do të shpërndajnë fletëpalosje me mesazhe senzibilizuese dhe numrat e telefonit të Bashkisë së Tiranës për të denoncuar ndotjen e mjedisit në Tiranë. Sllogani i ri i fushatës sonë do të jetë: BE, prioriteti i 13-të: Bëhuni qytetarë!

Durrës-  Korpusi i Vullnetarëve do të organizojë një aksion për pastrimin e një prej plazheve të Gjirit të Lalësit. Vullnetarët do të nisen nga Tiranë me autobusa. Nisja bëhet në orën 08:00, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar.

Elbasan- Dega e Korpusit të Vullnetarëve në Elbasan do të organizojë një aksion për pastrimin e lëndinave në kodrat në periferi të qytetit, të cilat janë ndotur së tepërmi nga lënia e mbeturinave gjatë festimit të Ditës së Verës, më 14 Mars. Nisja e vullnetarëve do të bëhet tek sheshi para postës, pranë stacionit të linjave ndërqytetase.

Fushë Krujë- Punëtorët dhe administrata e fabrikës së cimentos në Fushë-Krujë, Antea Cement, në bashkëpunim me Korpusin e Vullnetarëve, do të organizohen në kuadër të fushatës së përbashkët me Korpusin e Vullnetarëve për të pastruar zonën turistike të fshatit Shën Pjetër, nën administrimin e komunës Ishëm.

/IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Jete mes plehrash, vesi i shqiptare Perse ti hedhesh mbeturinat ne kosh kur mund ti hedhesh...
  2. “Shqipëria sdo jetë zhuli i Europës, më 20 Prill të gjithë në aksion” Tiranë- 20 Prilli do të jetë dita e Shqipërisë së...
  3. Regjistrimi dixhital i tokës, Halimi: Vonesat ndëshkohen Tiranë- Ministri i Drejtësisë Eduard Halim ka deklaruar se prioriteti...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›