Klinsman: Sa e vështirë të fitoje në Shqipëri!
TIRANE-Trajneri i kombëtares amerikane të futbollit Jurgen Klinsman ka patur dje një bashkëbisedim të gjatë me tifozët në lidhje me përgatitjet për Botërorin e vitit 2014. Ish-sulmuesi i kombëtares gjermane, duke folur për ndeshjet kualifikuese, ka bërë një krahasim mes Evropës dhe Amerikës, duke rrëfyer sesa e vështirë është në Evropë dhe duke përmendur si një prej fushave më të vështira ku ai ka luajtur, atë të Shqipërisë. Klinsman i është referuar atmosferës së krijuar në stadium, por edhe vështirësive me të cilat çdo ekip përballej ndaj kuqezinjve. "Në kontinente të ndryshme përballesh me situata të ndryshme, - ka thënë Klinsman. - Në Amerikën e Jugut është ndryshe, ashtu si në Evropë. Ne me kombëtaren gjermane kemi bërë ndeshje shumë të vështira në Evropën Lindore, duke hasur shumë probleme. Të fitosh në vende si Shqipëria, Rumania apo Moldavia, është shumë e vështirë. Mezi arrin të fitosh për shkak të atmosferës që krijohet", shtoi gjermani. Klinsmanit i duhet të kualifikojë SHBA-në për në Botërorin e vitit 2014, në një zonë ku ekipet kanë shumë pak diferenca nga njëri-tjetri. Ai ka vlerësuar forcën e sku-adrës amerikane e sidomos grupin e saj. "Në maj do të grumbullohemi dhe kemi tre ndeshje miqësore për të luajtur përpara fillimit të Kupës së Botës", deklaron gjermani.
Shqipëria
Përballjet Shqipëri-Gjermani kanë dhuruar përherë emocione të forta, teksa shpesh skuadra tre herë kampione e botës ka arritur të fitojë në minutat e fundit. Në vitet '90, kur Shqipëria kishte nxjerrë një brez të artë futbollistësh, ndeshjet ndaj skuadrës gjermane ishin gjithnjë dramatike, ndonëse fitoret kanë anuar gjithnjë nga gjermanët. Këta të fundit kanë një rekord unik ndaj përfaqësueses kuqezi, me 13 fitore dhe vetëm 1 barazim në 14 ndeshje të luajtura në total. Klinsman realizoi golin e parë ndaj Shqipërisë në vitin 1994, në atë fitore 1-2 të Gjermanisë në "Qemal Stafa". "Të luaje në fusha të tilla ishte gjithnjë shumë e vështirë, pasi kishte një atmosferë mbytëse", kujton Klinsman pas 18 vjetësh. Por, sfidat më dramatike i kanë takuar pikërisht periudhës kur trajner i kombëtares kuqezi ishte Astrit Hafizi. Në 2 prill të vitit 1997, në Granada të Spanjës, Gjermania e drejtuar atëherë nga Berti Vogts fitoi 3-2 ndaj Shqipërisë. Në ndeshjen e kthimit, më 11 tetor të po atij viti, gjithçka ishte akoma më e fortë, pasi gjermanët arritën të fitonin 4-3 vetëm në kohën shtesë, pas një ndeshjeje spektakolare të përfaqësueses kuqezi, ku spikati sidomos Igli Tare. E megjithatë, një nga takimet më historike mbetet edhe ndeshja e Leverkusenit, e zhvilluar më 24 maj 2001, ku Gjermania arriti të fitonte vetëm në kohën shtesë pas një goli të dyshimtë të Kloses, që e bëri të pavlefshëm atë të Bledar Kolës.
(d.b/BalkanWeb)