Emërohen 4 ambasadorët e Republikës së Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e djeshme të qeverisë vlerësoi zhvillimet e javës së kaluar, duke u ndalur në vazhdimin e njohjeve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe në koordinimin e vazhdueshëm të veprimeve diplomatike me SHBA-në dhe BE në. Thaçi ka theksuar gjithashtu edhe angazhimet e qeverisë në kontaktet me vendet e Konferencës Islamike, në funksion të njohjes me realitetin e krijuar në Kosovë dhe për njohje të këtij realiteti nga këto vende. Qeveria gjithashtu ka aprovuar vendimin, sipas kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 25 milionë Euro që do të përdoren për blerjen e ndërtesave për përfaqësitë diplomatike dhe konsullore jashtë vendit. Ky vendim është vlerësuar se do të ndikojë pozitivisht në krijimin e kushteve teknike dhe fizike për të ndërtuar një shërbim funksional diplomatik. Po dje autoritetet kosovare dje emëruan katër ambasadorët e parë, të cilët do të emërohen në SHBA, Britani të Madhe, Francë dhe OKB.
Ambasador në SHBA është emëruar Avni Spahiu, drejtor aktual i Radio Kosovës. Në Britani të Madhe, ambasador do të jetë këshilltari politik i Presidentit të Kosovës, Muhamet Hamiti, ndërsa në Francë, profesori universitar në Paris, Muhamedin Kullashi, ndërsa ambasador në Nju-Jork, do të jetë avokati Ali Kryeziu.
Përveç këtyre vendeve, Kosova së shpejti do të hapë ambasada edhe në Gjermani, Itali, Austri, Zvicër, Turqi dhe Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008