Himara, në vëmendjen e turistëve të huaj
Autori i Lajmit: red.
Himara është një ndër vendet turistike të Shqipërisë që piketohet në masë nga turistët e huaj. Andrei Pjestçinski, një 27-vjeçar nga Polonia, me profesion arkeolog, së bashku me një grup shokësh, bashkëkombas të pasionuar pas motorëve, kanë ardhur në bregdetin e Himarës për të kaluar disa ditë nga qëndrimi i tyre në Shqipëri. Ata i përkasin asaj kategorie turistësh që u pëlqen t i kalojnë pushimet në lëvizje të vazhdueshme, duke zgjedhur vende të veçanta dhe të këndshme. Andrei thotë se udhëtimi i tyre do të vazhdojë më pas drejt Malit të Zi dhe në shtete të tjera si Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Austria. Është një intensitet lëvizjeje, që kushtëzohet nga pasioni i tyre për motoçikletat. Në Shqipëri kanë parë vende mjaft të bukura, por sidomos bregdeti i Himarës u ka pëlqyer mjaft. “Është një zonë e veçantë, e virgjër dhe mjaft interesante”, - thotë Andrei. Ai përmend plazhet e këndshme, të cilat mund t i tërheqin mjaft turistët nga të gjitha vendet. Për Andrein, bregdeti jugor i Shqipërisë është një peizazh befasues, ku mund të kalohet mirë. Madje, i riu polak, të cilit i pëlqen të eksplorojë vende ku mund të gjejë gjurmë të dukshme të së kaluarës, thotë se edhe ndërtimi i rrugës së re është një element mjaft pozitiv, i cili i shërben turizmit dhe ardhjes së të huajve. Ai e vlerëson me notë maksimale këtë pjesë të bregdetit të Himarës (Porto Palermon), ku ngrihet kalaja e Ali Pashës, një kishë e vogël, e vjetër, disa dhjetëra metra më tej, si dhe objekte të tjera me mjaft interes. Prandaj, bashkë me grupin e shokëve, kanë zgjedhur që të bëjnë aty një ditë plazh. Kanë “parkuar” motoçikletat diku afër dhe po shijojnë ujin e kristaltë dhe bregun shkëmbor të Porto Palermos. Në të vërtetë, Andrei Pjestçinski dhe grupi i motoçiklistëve polakë, përfaqësojnë një tendencë mjaft të spikatur dhe pozitive që ka nisur të kristalizohet e të konsolidohet veçanërisht në vitet e fundit në Himarë, ku numri i turistëve të huaj ka shënuar një rritje befasuese. Gjatë muajve të verës, në këtë pjesë të bregdetit të Shqipërisë pushojnë turistë nga mjaft vende të Evropës, por edhe më gjerë. Anglezë, italianë, zviceranë, francezë, suedezë, malazezë, gjermanë, grekë, maqedonas, këtu i ndesh shpesh. Struktura turistike e këtij bregdeti vlerësohet prej tyre "e kënaqshme" dhe "me standarde të pranueshme". Klearko Koçi, ciceron në kështjellën e Ali Pashës në Porto Palermo, thotë se gjatë këtij viti numri i turistëve të huaj, ashtu si dhe i atyre vendas, ka qenë shumë i madh. “Është një rritje që duket”, - thotë Koçi. Ai tregon se në plazhet e vogla, por mjaft tërheqëse të Porto Palermos, gjen çdo ditë qindra pushues nga rrethe e vende të ndryshme. Nuk mund të flasë me shifra, po është i sigurt për një gjë: në bregdetin e Himarës, gjatë këtij viti, është rritur shumë numri i pushuesve dhe veçanërisht i turistëve të huaj. “Këtu shikon çdo ditë nga të gjitha vendet e Evropës. Ja, ti i pe vetë polakët. Por, si ata, janë të shumtë francezët, zviceranët, anglezët, gjermanët. Ka shumë që vijnë këtu me rulota dhe i parkojnë, ja, atje, në atë shesh. Por ka edhe të rinj të huaj që kanë ngritur kampingje për të kaluar disa ditë pranë detit”, - thotë 58-vjeçari Koçi. “Boom”-i turistik është i dukshëm dhe konstatohet fare lehtë në bregdetin e Himarës. Jo vetëm nga frekuentimi dhe plotësimi i kapacitetit maksimal të plazheve të tij të bukura, por edhe nga tregues të tjerë, sikundër është fluksi i lartë i lëvizjes së automjeteve në rrugën e bregdetit, ku ndesh autovetura me targa të të gjitha rretheve të vendit dhe të shumë shteteve të tjera. Stefan Mato, nënkryetar i Bashkisë së Himarës, thotë se këtë vit fluksi i pushuesve është shtuar me rreth 10-15 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
“Bregdeti i Himarës ka një kapacitet pritës prej 25-30 mijë shtretërish dhe për këtë sezon, sidomos gjatë gushtit, ai u shfrytëzua maksimalisht”, - shprehet Mato. Sipas tij, struktura turistike pritëse përbëhet nga tri kategori: ajo hotelerike, me rreth 3 000 shtretër, turizmi familjar, me rreth 15 mijë shtretër dhe kategoria e përzier, ku, nuk ka një profil të saktë hotelerik apo familjar. Edhe Mato pohon se gjatë këtij sezoni është i dukshëm shtimi i turistëve të huaj. Ai thotë se këtu bie në sy ardhja masive e turistëve nga Maqedonia si dhe e shqiptarëve nga Kosova, të cilët si asnjëherë tjetër kanë zgjedhur këtë pjesë të bregdetit për të kaluar pushimet verore. Nënkryetari i Bashkisë së Himarës pohon se bregdeti me gjatësi rreth 30 km e ka justifikuar këtë interesim dhe këtë përzgjedhje të pushuesve. Ai përmend disa faktorë që kanë ndikuar në këtë rritje, mes të cilëve veçon pastërtinë e bregdetit, klimën e përshtatshme, qetësinë, përmirësimin e infrastrukturës. "Bashkia ka marrë masat që të përmirësojë kushtet dhe standardet për pushuesit, duke sistemuar dhe pastruar plazhet, duke siguruar furnizimin me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike, e cila nuk ka munguar për asnjë orë", - tha ai. Plazhet e vogla dhe shkëmbore të Porto Palermos, plazhet e virgjëra të Llagamit, të Livadhit, të Gjipesë, ato të Potamit, të vetë qytetit, etj., kanë qenë një zbulim i vërtetë për pushuesit që kanë ardhur këtu për herë të parë. Të tjerët, ata që pushojnë këtu prej vitesh, kanë vendosur t i qëndrojnë besnikë zgjedhjes së tyre. Fatmiri, një 40-vjeçar nga Tirana, i cili me bashkëshorten dhe dy fëmijët kalojnë orë të këndshme në plazhin tërheqës të Llagamit, pak kilometra në jug të qytezës së Himarës, thotë se këtë bregdet "nuk e ndërron me asnjë tjetër".
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008