E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e kasave në kompanitë e hidrokarbureve, Nushi: Situata paradoksale

Dështimi i vendosjes së kasave fiskale, një projekt i ministrisë së Financave, i nisur prej vitesh, po penalizon kompanitë hidrokarbure të vendit. Sekretari i shoqatës së kompanive të mëdha të tregtimit të karburanteve, Viktor Nushi tha se situata në të cilën gjenden këto subjekte të tregut është paradoksale. Nga njëra anë qeveria dështon në vendosjen e kasave e nga ana tjetër administrata tatimore vendos gjoba për mungesë të tyre.

”Jemi totalisht të gatshëm të financojmë, të përballojmë të gjitha shpenzimet për të pajisur pikat e karburantëve me ato cfare përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave. E cuditshme ështe se ne paguajmë para. Kompanitë që kanë fituar tenderin në ministrinë e Financave nuk e zbatojnë kontratën. Gjobat i hamë me. Këto kompani marrin milionat dhe bëjnë biznesin e tyre në dëm të biznesit tonë. Qëveria duhet të na mbështesë. çdo gjobë që vihet sot nga shteti apo privatisht apo presionet është në dëm të kompanive të karburantit. Duhet menjëherë të gjejë zbatim vendimi i qeverisë dhe të imponojë kompanitë të cilat janë të detyruara të vendosin pajisjet” thotë Nushi.

Ditët e fundit kompanitë e tregtimit të karburanteve janë gjobitur nga administrata fiskale me nga dhjetëra milionë lekë. Në këto kushte shoqata e shoqërive hidrokarbure ka kërkuar ndërhyrjen e mënjëhershme të autoriteteve, pasi fajtor për mosmontimin e kasave fiskale nuk mund të jenë kompanitë e hidrokarbureve.

Adi Darsi
< I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›