E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria emeton eurobondin

Komisioni parlamentar i ekonomisë miraton emetimin e eurobondit të parë shqiptar si dhe bankat e autorizuara për këtë Dojce Bank dhe JP Morgan. Në këtë mënyrë vendi ynë përfshihet për herë të parë në tregjet financiare ndërkombëtare duke krijuar mundësinë që me këtë instrument të listohet edhe në Bursën e Londrës.

“Financimi i siguruar nga eurobondi shqiptar do të shërbejë për të plotësuar nevojat e buxhetit dhe për të financuar shpenzimet kapitale në euro. Instrumenti I eurobondit do të ketë karakteristikë bazë një shumë deri në 400 milionë euro dhe një maturim prej 5 vitesh ” thotë zv/ministri i Financave, Nezir Aldeda.

Pas interesimit të deputetëve, zëvendësministri I Financave ka dhënë një përgjigje edhe për opozitën e cila e ka cilësuar marrjen e borxhit për të paguar një borxh tjetër si shenjë të krizës. “Të marrësh një borxh më të lirë për të shlyer një borxh më të shtrenjtë është gjëja më e zgjuar, më e pranueshme dhe më e dëshirueshme” tha Aldeda.

Shqipëria arriti të emetojë eurobondin e saj të parë pas klasifikimeve për të marrë kredi, që njihet ndryshe si kredit reiting, të bëra nga dy kompanitë ndërkombëtare më të njohura në këtë fushë.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›