E Diel, 1 Nëntor 2026

Emetohet në pullë postare 20-vjetori i fitores së Demokracisë në Shqipëri

23-03-2012 / Gazeta 55

100 vjet pavarësi territoriale, 20 vjet mendim i lirë

Duke e vlerësuar pullën si gur kilometrik të historisë së kombit tonë, Posta Shqiptare ka emetuar dhe hedhur dje në treg pullën dhe zarfin e ditës së parë për 20-vjetorin e fitores së demokracisë në Shqipëri. Emetimi i kësaj date në pullë vjen në respekt dhe nderim për një nga datat më të rëndësishme pas pavarësisë territoriale të Shqipërisë, 20-vjetorit të mendimit të lirë.
“Shërbimi postar në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare do të kryhet me këtë pullë postare. 22 marsi 2012, shënon 20 vjetorin e fitores së partisë së parë opozitare pas rënies së komunizmit, një vit pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Kjo ditë shënon “përmbysjen me votën e lirë të regjimit më të egër, që burgosi mendimin e lire, regjimit më çnjerëzor e barbar, që kombi shqiptar njohu në tërë historinë e tij”.
Ky 20 vjetor është i një rëndësie të veçantë, sepse  festohet nga qytetarët shqiptar në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në një njoftim për shtyp të Posta Shqiptare.
Shqipëria feston 20 vjetorin e vendosjes së sistemit demokratik, e fitores së demokracisë si një vend anëtar i NATO-s dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve në mbarë Europën.
“22 marsi është festa e të gjithë shqiptarëve ndaj jemi krenar dhe ne për këtë datë dhe arritjet e Shqipërisë në këto 20 vite në demokraci”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›