E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emi shndërrohet në budiste për të luftuar “demonët”



Risitë e Emi Uainhaus nuk kanë të sosur. Së fundmi ajo është shndërruar në budiste me qëllim që të luftojë drogën dhe alkoolin. Këngëtarja britanike ka pasur probleme të vazhdueshme me shëndetin si pasojë e vartësisë së saj nga droga dhe alkooli, ndërsa mjekët e kanë rekomanduar se nëse nuk heq dorë nga këto vese ajo do të vdesë. Duke mos mundur t’i largojë shprehitë e saj me metoda tjera, Emi ka vendosur të bëhet budiste, të qetësohet dhe të këndojë këngë budiste me qëllim që ta luftojë stresin dhe dalëngadalë të heqë dorë nga demonët e saj: droga dhe alkooli.

Thiesen nuk do t’i bashkohet “90210”

Aktorja e dikurshme e serialit “Beverly Hills, 90210”, Tifani Thiesen, nuk e ka në plan të ribashkohet më aktorët e dikurshëm për xhirimin e serive të reja. Tifani ka luajtur rolin e Valerie Malone në serialin e viteve nëntëdhjetë, së bashku me Shanen Doherti (Brenda) dhe Xheni Garth (Kelly) të cilat kanë nënshkruar për t’u rikthyer në rolin e karaktereve të tyre në serialin e ri që do të titullohet vetëm “90210”. Mirëpo, Thiesen pavarësisht se e ka përshkruar të mrekullueshme kohën kur ka qenë në serial, refuzon të jetë pjesë e serive të reja. “Nuk do të luaj. Ju uroj të gjithëve fat, por unë jam në një vend krejtësisht të ndryshëm tani. Nuk është se nuk më pëlqen seriali, ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua, por unë kam shkuar në një drejtim tjetër tashmë”,- ka shpjeguar aktorja.

Knigtlei: “Nuk më pengon që femrat më urrejnë”

Keira Knigtlei ka reaguar ndaj disa forumeve dhe gazetave, në të cilat janë dhënë mendimet e femrave për të, duke thënë se nuk i pengon nëse femrat e urrejnë, pasi është e natyrshme që femrat t’i urrejnë të famshmet e gjinisë së njëjtë. “Femrat fiksohen pas femrave të tjera, i duan ose i urrejnë ato. Nëse lexoni ndonjë forum do të lexoni të gjitha mendimet e mira dhe të këqija”.
Ylli i filmit “Atonement” ka reaguar edhe ndaj një kuote të revistës britanike “The Guardian” të cilin e kishte lexuar, duke thënë: “Nëse dëshironi të shoqëroheni me një femër, atëherë pyeteni atë: ‘Çfarë mendoni për Keira Knightley?’”

3 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›