E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharon Stone, më tepër se sex-simbol ngjan si shtëpiake e dëshpëruar



Ku ka përfunduar vallë divja e “Basic Instict”?! Duke gjykuar nga fotografitë e kapura prej paparacëve Sharon Stone duket si kopja e shëmtuar e asaj aktores që ka qenë dikur sex-simbol, joshëse, e parrezistueshme për meshkujt... Pa asnjë fije truku, Stone është shfaqur bashkë me të fejuarin e saj të ri, me lëkurën e saj të zbehtë, flokët e rregulluar me një shami. Sharon duket mijëra vite dritë larg yllit të Hollivudit, gjithmonë të përkujdesur në maksimum për imazhin dhe që ka qenë e dëshiruar nga miliona e miliona meshkuj. Ndoshta mund të jetë ndikimi i dashurisë, ose luku normal i të dashurit të saj 24-vjeçar Chase Dreyfous (ende i panjohur mirë në medie), megjithatë, pavarësisht të gjithave Sharon Stone nuk njihet më dhe duket si një tjetër person. Pasi ka dalë në Malibu dhe është ndarë nga shëtitja me të dashurin e saj, Sharon është kapur nga objektivi i paparacëve pikërisht në këtë formë që lë shumë për të dëshiruar. Ndoshta 50-vjeçarja është ndikuar në këtë rrënie të saj nga i dashuri, të cilit nuk mund të themi se stili nuk i mungon. Pa u shqetësuar aspak për shkrepjet e aparëtëve dhe lukun e saj prej shtëpiakeje të dëshpëruar, artistja e njohur u ngjit në makinën e saj.

3 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›