E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adresat, 30 shtatori, afati i fundit për dorëzimin e të dhënave



Ministria e Brendshme cakton afatin e fundit për dorëzimin e të dhënave për adresat. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një takim krerët e njësive vendore për çështjen e hartimit të regjistrit të adresave, caktoi datën 30 shtator afatin e fundit të dorëzimit të të dhënave. Ministria e Punëve të Brendshme po harton një strategji për vendosjen e adresave të sakta. Datën e ka bërë të ditur zëvendësministri i Brendshëm,
Ferdinand Poni, gjatë një takimi me krerët e njësive vendore për hartimin e regjistrit të adresave. “Deri më datë 30 do të dorëzohen të gjitha të dhënat, ndërsa fillimi i dhjetorit është afati për përfundimin e fazës së parë për këtë
sistem”, -u shpreh zëvendësministri, Poni. Sipas tij Ministria e Brendshme do të verë në dispozicion të pushtetit vendor harta dixhitale për sistemin e adresave. Sipas Pones, ky sistem adresash do të jetë gati dhe i plotë në 3-mujorin e parë të vitit 2009. Tashmë, të gjithë qytetarët do të kenë vendndodhjen e vetë të përcaktuar me ligj.

3 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›