Mungesa e deputeteve shtyn miratimin e pronave dhe 7501
Ngecin serish ne Kuvend ndryshimet ne ligjin per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Kuvendi nuk mundi te votoje dot ne seancen plenare te se henes, amendamentet e republikanit Arian Madhi per ndryshimin e ligjit te pronave. Amendamente qe kerkojne shtyrjen e afateve te dorezimit te dokumentacioneve nga pronaret e tokave deri me 31 dhjetor 2008, apo pagesen e trojeve, mbi te cilat jane ndertuar objekte te ligjshme. I ngrire ne Kuvend ka mbetur edhe propozimi per pezullimin e ligjit 7501 “Per Token”. Ndonese mazhoranca u shpreh e gatshme qe te mbeshtese pezullimin e ligjit, prej dy javesh nuk po mundesohet votimi ne Kuvend. Pengesat kane qene te shumta si mungesat e numrave ne Kuvend, mungesa e Arian Madhit e se fundmi axhenda e ngjeshur e Kuvendit dhe pritet qe te merkuren e ardhshme te votohen. PD pranoi te mbeshtese Madhin ne pezullimin e ligjit 7501 ne menyre qe te frenohet abuzimi me token bujqesore. Sipas propozimit te PR-se, ligji do te funksionoje deri me 31 dhjetor te ketij viti. Toka bujqesore qe nuk eshte ndare ende do te rregullohet me nje ligj te ri, qe do te hartohet nga qeveria.