E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme për Hakiun

16/02/10 04:00

Miri dhe Seldi vazhdojnë të diskutojnë për Hakiun. Miri i tregon Seldit pak a shumë historinë e natës kur u bë debati me Gjimin dhe shprehet se pasi e mori vesh nga gjimi se Kika dhe Edi kishin bërë aleancë me Domin dhe Pamelën për të nominuar atë dhe Bertinën, shkoi dhe bëri ballafaqimin me Hakiun e ku më pas gjimi e pranoi dhe në sy të tij dhe ndodhi debati. Seldi e pyet se përse donte që të sqarohej me kikën dhe Miri i trgon se donte të sqarohej pikërisht pas keqkuptimit që pati me të për nominimin e javës së parë. Seldi pyet se si Kika ishte futur në grupin e tyre dhe ai i tregon se gjithcka kishte ndodhur normalisht bisedë pas bisede, por deri më tani nuk e kishte kuptuar se Kika ishte tërhiq e mos e këput dhe thjesht po luante me të gjithë. Miri tregon edhe për bisedën që pati me Kikën një mëngjes ku Kika e kishte akuzuar se me debatin e bërë atë natë me Gjimin, mund të kishte marrë edhe eleminimin pasi i ra tavolinës me grusht. Sipas Mirit, Kika nuk e vlerësoi të gjithë këtë, por u hoq si viktimë. Ai u thotë të tjerëve që ndodhen në dhomë se dëshiron të ballafaqohet njëherë me Kikën për të gjitha keqkuptimet që i janë krijuar me të, por Olta e këshillon që të presë derisa të jenë sërish në një shtëpi sepse distanca e krijuar nga gardhi mund të sjellë më shumë keqkuptime. Jetmiri flet gjatë për Kikën dhe u mbush mendjen banorëve se ai po luan me të gjithë banorët e tjerë e në fund ka për ti nxjerrë nga loja me nominime, ku merr për shembull Erionin, Gracielën dhe bertinën. Ai tregon se Kika i kishte thënë se ishte konfliktuar me Valentinën, por Domenika e hedh posht dhe habitet për këtë gjë. Nga bisedat me Jetmirin, banorëve të nominuar duket sikur po u ndryshon mendimi për Hakiun dhe shprehen se këto gjëra nuk i dinin e nuk i prisnin prej tij.
Jetmiri flet edhe për Erionin që është afruar shumë me Hakiun dhe shprehet se vetëm ata të dy nuk kanë dalë asnjëherë në nominim. Ai thotë se Erioni konsultohet me Hakiun dhe se nga ana tjetër ai bën lojë si me Bertinën, ashtu edhe me Oltën si përshembull në mbrëmje. Ai madje i thotw Oltws se ndoshta Erioni e ka fiksim, por ajo ia kthen se wshtw e dukshme se kw pwlqen Erioni.
Thashethemet për Hakiun vazhdojnë gjatw midis Jetmirit dhe banorëve të tjerë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›