E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avril takohet me Brody

Këngëtarja e hitit “Sk8er Boi”, Avril Lavigne – e cila u divorcua me burrin Deryck Whibley tetorin e kaluar – tani ka filluar të argëtohet me prezantuesin sharmantë të televizonit, Brody Jenner.

“Ata janë duke kaluar së bashku për një kohë të gjatë”, ka thënë një burim për “E! News”.

Pavarësisht kësaj ata po përpiqen që ta mbajnë të fshehur romancën e tyre për publikun, por kohëve të fundit janë parë së bashku në një restorant, përderisa burimet kanë thënë se ata edhe kanë flirtuar së bashku.

“Mund të themi se ata janë bashkë me njëri-tjetrin dhe po kalojnë mirë”, tha burimi. “Ata duken shumë të bukur”.

Qëkurse është ndarë nga Deryck – më të cilin ajo ishte martuar për tri vjet – Avril ishte thënë se ajo ishte në lidhje me Wilmer Valderrama dhe pasanikun Brandon Davis, por shokët e saj thoshin se ata janë vetëm shokë të saj.

Brody herën e fundit ka qenë i dashuri i modelës së Playboy, Jayde Nicole, por ata janë ndarë në dhjetor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›