Emigracioni klandestin, pranga te shumekerkuarit

Policia e qytetit te Vlores ka arrestuar pasditen e sotme nje person te shpallur ne kerkim per kryerjen e vepres penale te favorizimit te emigracionit klandestin.
Lajmin e bejne te ditur burime policore nga qyteti bregdetar, sipas te cilave ne pranga ka rene shtetasi Dilaver Hajdini.
Sipas burimeve, ai ishte shpallur ne kerkim prej kohesh dhe prej disa javesh vendndodhja e tij ishte zbuluar nga agjentet e anti-krimit, te cilet e kane mbajtur per nje periudhe nen mbikeqyrje, per ta arrestuar me pas sot ne oret e pasdites.