Amerika Direkt, rubrika e re e TCH dhe VOA

Nje nga keto eshte edhe miratimi nga Dhoma e Perfaqesuesve te planit 700 miliarde dollaresh. Sipas njoftimeve te fundit nga VOA, lajmi i minutave te fundit ka pasur ndikimin e tij ne burse, ku barometri i Dow Jones u rrit me 150 pike.
Por, nuk eshte e sigurte se rritja do te qendroje ne kete nivel pasi ende nuk dihet impakti i planit tek investitoret. Megjithate, sinjalizimet e para jane pozitive, pasi diten e hene kur Dhoma e refuzoi planin, Dow Jones humbi plot 600 pike.
Nje tjeter ceshtje e rendesishme eshte edhe debati i zhvilluar mes dy kandidateve per zevendespresident te SHBA, Joe Biden dhe Sarah Palin. Sic njofton VOA, qe i referohet analisteve dhe anketave te mediave amerikane, me i favorizuari ka qene kandidati demokrat, por edhe Palin eshte vleresuar pasi gjate debatit u tregua mjaft e shkathet ne artikulimin e pikepamjeve te saj.