Fier, pranga te kerkuarit per trafik droge

Uniformat blu te qytetit te Fierit kane arrestuar pasditen e sotme nje person te shpallur ne kerkim nga drejtesia italiane per konsumimin e vepres penale te trafikut te droges ne vendin fqinj.
Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave ne pranga ka rene shtetasi Sokol Genica, i cili prej disa kohesh fshihej ne qytetin e tij te lindjes.
Sipas burimeve, Genica eshte denuar ne mungese me 23 vjet burg nga gjykata italiane per trafik nderkombetar droge.