Avokati i Popullit denoncon kushtet ne burgje

Zyra e Avokatit te Popullit ka reaguar mbremjen e sotme lidhur me revolten e te denuarve ne burgun e sigurise se larte ne Fushe Kruje, duke denoncuar kushtet e keqija ne te cilat ata ndodhen.
Permes nje komunikate per shtyp, AP ka theksuar se te denuarit ne burgun e Fushe Krujes qendrojne 22 ore ne qeli dhe ka bere thirrje per permiresimin e kushteve te tyre ne ambjentet e vuajtjes se denimit.
Protesta ne burg shpertheu per shkak te nderrimit te sistemit te ajrosjes. Ajo u drejtua nga i denuari famekeq Gazmend Braka, i njohur ndryshe si Gaxhai, dhe u vu nen kontroll pas nderhyrjes se forcave speciale.