Deficiti tregtar, 1.65 miliard euro

Per te njeten periudhe te vitit 2007 deficiti ishte 1.4 miliarde euro, duke shenuar keshtu nje rritje me mbi 17 perqind.
Sipas Institutit te Statistikave, deri ne gusht te ketij viti Shqiperia ka eksportuar jashte produkte me vlere 623 milione euro, por ka importuar mallra me vlere 2 miliarde e 260 milione euro.
Rritjen me te forte te importeve e kane patur mallrat ushqimore, mineralet, karburantet dhe makinerite. Ndersa per eksportet rritjen me te madhe e kane patur materialet e ndertimit, metalet dhe mineralet, nderkohe qe per here te pare kete vit vihet re nje renie e forte e ritmit te eksporteve nga industria e lekure kepuceve.
Pesha e kesaj industrie, e cila per vite me radhe ka qene zeri kryesor i eksporteve shqiptare me mbi 60 perqind, ka filluar te tkurret ndjeshem gjate dy viteve te fundit per rrjedhoje duke renduar me tej deficitin tregtar.
Te dhenat e INSTAT tregojne se ne 5 vitet e fundit deficiti tregtar i Shqiperise eshte rritur me ritme mjaft te larta, duke arritur rekordin prej 2.3 miliarde eurosh ne vitin 2007. Por me ritmet aktuale te tregtise se jashtme ky tregues pritet te perkeqesohet edhe me tej gjate ketij viti.