Emigracioni klandestin, takim urgjent i ministrave
Athinë - Greqia kohët e fundit po ndeshet me një rrymë të madhe emigracioni klandestin. Çdo ditë në kufirin e saj detar me dhjetra emigrantë klandestine, me mënyra nga më të ndryshmet tentojë që të futen në token e saj. Ishujt e largët dhe të veçuar grekë janë pikësynimet e trafikantëve klandestinë, që kur ndeshen përballë forcave kufitare greke, fundosin varkat e tyre sëbashku me klandestinët. Kjo metodë ka bërë që në dhjetë vitet e fundit në kufijtë e BE të kenë humbur jetën rreth 12 mijë njerëz.
Me gjithë masat e marra nga vendet e Bashkimit Europian për një unitet dhe ushtri të përbashkët, duket se klandestinët kanë fituar bastin mbi këto vende. Franca, Italia, Spanja dhe Greqia janë vendet që po ndeshen prej shumë vitesh me emigracionin e paligjshëm. Dy ditë më parë një grindje në mes Maltës dhe Italisë bënë që një anije me 150 klandestinë të qëndrojnë prej 4 ditësh të bllokuar në det të hapur. Në ishullin Agathonisi në Greqi me 115 banore, forcat e kufirit gjatë tre muajve të fundit kanë ndaluar rreth 1.500 klandestinë, të ardhur kryesisht nga vendet afrikane dhe aziatike nëpërmjet Turqisë.
Lidhur me këtë fenomen kampet e ngritura në këto ishuj grek bëjnë që edhe kushtet e jeteses të jenë në gjendje të mjerueshme, duke mos patur asgjë të përbashkët me kushtet njerëzore.
Për të luftuar këtë fenomen ( sipas shtypit vendas) është kërkuar një takim urgjent nga ministria e Jashtme Dora Bakojanis, ministrit të Brendshëm Prokopis Pavlopulos, si dhe z/ministrit të Shëndetësisë Marios Salman si dhe nga disa z/ministrave e zyrtare të tjerë. Pas takimit ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis është shprehur se: “Emigracioni i paligjshëm është një nga problemet më të mëdha që po ndesh vendi ynë. Në këtë takim u muarrën vendime për intensifikimin që ne do të paraqesim në Bashkimin Evropian, që do të jetë në nivelin e ministrave dhe të krerëve të vendeve të këtij komuniteti për të intensifikuar aktivitet e FRONTEX-it”. Në mbyllje të takimit u diskutua mbi mënyrat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre.
Per Start bga Athina, Shpetim Zinxhiria