E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli “këshillon” gratë

Tiranë -Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në kuadër të turit të saj "Gratë për fitoren", u takua të mërkurën me gra e vajza të qytetit të Krujës, të cilat i ftoi, që së bashku të vazhdojnë projektin e Shqipërisë që ndryshon. Topalli gjatë këtij takimi apeloi sërish në drejtim të kujdesit që gratë duhet të tregojnë për shëndetin e tyre, në parandalimin e sëmundjeve të shekullit.

"Unë sot dua ta përsëris se lufta kundër kancerit është prioriteti ynë. Në mandatin e ardhshëm lufta kundër kancerit do të jetë edhe më e madhe. Ne duhet ta fitojmë këtë betejë. Ne duhet ta fitojmë jetën", iu drejtua znj. Topalli grave të Krujës.

"Ftoj të gjitha gratë, vijoi ajo, që të bashkohen me ne. Njeriu nuk mund të ecë përpara duke qëndruar anash, por mund të ecë vetëm duke guxuar. Asnjeri nuk duhet të negociojë (të bëjë pazare) me ëndrrat tona. Asnjëherë nuk duhet të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Ftoj të gjitha zonjat e Krujës dhe gratë e vajzat në të gjithë Shqipërinë që, së bashku, të vazhdojmë projektin tonë të Shqipërisë që ndryshon", tha kryetarja Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›