E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët, rriten kërkesat për pasaporta biometrike

Sipas Postës Shqiptare, deri tani janë shitur rreth 1 milionë e 309 mijë e 792 kuponë për letërnjoftimet elektronike, dhe 61.622 kuponë për pasaportat biometrike. Gjatë këtyre dy muajve të fundit në ditë tërhiqen nga sportelet e postës rreth 500 kuponë për pasaporta biometrike.

Numri i kuponëve të shitur për kryeqytetin është rritur ndjeshëm, ndërkohë që për të përballuar këtë fluks janë shtuar dhe sportele në komuna e fshatra. Fillimisht të hapura kanë qenë vetëm zyrat postare të qytetit të Tiranës dhe të Kavajës, ndërkohë që tani janë hapur në të gjithë fshatrat.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›