Aksidentet, policia ia hedh fajin fluksit të madh të automjeteve
02/08/2009 Dështojnë tre planet e para. Më 30 korrik rrugorët hartuan planin e katërt
TIRANE- Fluksi i madh i automjeteve, shpejtësia e madhe dhe drejtimi i makinave në gjendje të dehur, sipas Drejtorisë së Policisë, janë tre faktorët kryesorë të shkaktimit të aksidenteve në rrugë. Përgjakja e akseve kryesore të vendit, ku çdo ditë shënohen dy të vdekur e shumë të tjerë të plagosur, ka bërë që të reagojë edhe Drejtoria e përgjithshme e Policisë, e cila u ka kërkuar të gjitha strukturave të Policisë Rrugore që të marrin masa tepër të rrepta kundër kundërvajtësve si dhe u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të ndërgjegjësohen e të respektojnë sinjalistikën rrugore. Policia tha se megjithëse efektivat rrugorë kanë punuar maksimalisht në parandalimin e këtij fenomeni, përsëri faji kryesor në shumicën e aksidenteve e kanë drejtuesit e mjeteve, të cilët thuajse nuk respektojnë asnjë rregullore në rrugë. Por ky nuk është shkaku i vetëm që ka përgjakur akset kryesore, pasi një faktor tjetër që ndikon në shtimin e numrit të aksidenteve është edhe fluksi i madh i mjeteve që kanë hyrë përgjatë këtyre muajve në Shqipëri. Burimet zyrtare thanë se në dy muajt e fundit nëpërmjet pikave të kalimit kufitarë kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria 579 540 automjete, ose 133 mijë automjete më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Veç të tjerash mësohet se gjatë ditës së djeshme patrullat e Policisë Rrugore kanë vendosur 420 masa administrative në qytet dhe 180 masa administrative për ato drejtues mjetesh që kanë qarkulluar në linja. Ndërkohë që gjatë këtij shtatëmujori në gjithë vendin janë vendosur rreth 355 mijë gjoba dhe janë hequr rreth 6 mijë patenta, 70% e të cilave janë hequr për shpejtësi dhe mosrespektim të sinjalistikës rrugore. Lidhur me parandalimin e këtij problemi në këto dy muaj policia e Tiranës deri tani ka hartuar 4 plane veprimi, të cilët me situatën aktuale “de fakto” kanë dështuar njëri pas tjetrit. Mësohet se në fillim të sezonit turistik, rrugorët nxorën një plan të detajuar masash, i cili kishte si qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe mos krijimin e radhëve të gjata të trafikut rrugor në zonat turistike. Mirëpo po të hedhësh sytë në teren, situata është tepër kaotike, pasi për orë të tëra qytetarët bllokohen si pasojë e trafikut që krijohet në këto zona turistike.
Plani i parë
Në fillim të sezonit turistik, rrugorët nxorën një plan të detajuar masash, i cili kishte si qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe moskrijimin e radhëve të gjata të trafikut rrugor në zonat turistike. Aktualisht po të zbresësh në zonat turistike, jo vetëm trafiku nuk është zgjidhur, por dhe aksidentet janë shumë të shpeshta. Në këtë rast dështimi i planit është edhe për shkakun e Policisë Rrugore, të cilët nuk zbatojnë me rreptësi pikat e detajuara që përcaktohen në plan, por edhe nga mungesa e sinjalistikës në rrugë.
Plani i dytë
Pas kalimit të disa ditëve të mbushura plot me aksidente me pasojë vdekje dhe plagosje, Drejtoria e Policisë Rrugore ka njoftuar se specialistët kanë hartuar një plan tjetër masash. Në ndryshim me planin e parë, ky i dyti do të funksiononte me ngritjen e disa njësive Task-Forcë, të cilat do të patrullonin në rrugët e kryeqytetit, në çdo orar të ditës dhe natës. Realiteti tregoi se punonjësit e policisë jo vetëm që nuk patrullonin 24 orë, por dhe s’merrnin masa të rrepta ndaj kundërvajtësve.
Plani i tretë
Të ndodhur përballë një numri të madh aksidentesh, policia është detyruar të ndryshojë përsëri planin e masave, duke hartuar një tjetër. Ky plan në vëmendjen e tij kryesore kishte luftën kundër motoçikletave si dhe në shtimin e numrit të postblloqeve në autostradë dhe brenda rrugëve të kryeqytetit. Megjithëse, policia bllokoi shumë motorë apo motoçikletë që ishte pa dokumente, ajo nuk arriti të ulte numrin e aksidenteve që ndodhnin në autostradë dhe Tiranë.
Plani i katërt
Bazuar në planin e masave Nr.5251 datë 30 korrik 2009 “Mbi intensifikimin e masave në drejtim të respektimit rigoroz të kërkesave të Kodit Rrugor” puna e policisë fokusohet maksimalisht në drejtim të konstatimit dhe ndëshkimin e atyre drejtues mjetesh, të cilët nuk zbatojnë rregullat e legjislacionit rrugor, të cilët bëhen shkas për ndodhjen e aksidenteve rrugore. Në zbatim të këtij plani do të ngrihen pika kontrolli të lëvizshme, të cilat do të monitorojnë autostradën dhe çdo rrugë të kryeqytetit si dhe zonat turistike. Pritet që në vazhdim ky plan të zbatohet maksimalisht dhe të reduktojë numrin e aksidenteve të shumtë që kanë ndodhur kohët e fundit.
Korriku në 3 vite
VITI
Aksidente Të vdekur Te plagosur rende
2007 118 49 44
2008 105 25 33
2009 148 48 46
579.540 automjete kanë hyrë
133 mijë automjete më shumë se vjet
420 masa u vendosën dje në Tiranë
180 masa për drejtuesit e furgonave
14 të vdekur brenda javës
20 të plagosur brenda javës