E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrante, si te siguroheni vullnetarisht

Te gjithe shtetasit qe kerkojne te sigurohen ne menyre vullnetare, do te mund ta bejne kete, nese hyjne ne kategorite qe ligji i lejon per te perfituar nga kjo skeme. Sipas Institutit te Sigurimeve Shoqerore, nga skema e sigurimeve vullnetare perfitojne te gjithe shtetasit qe kane mbushur moshen 18 vjec dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta per ndonje perfitim nga skema e sigurimit te detyruar, ata qe per nje kohe dhe shkaqe te caktuara nuk mund te sigurohen nga skema e sigurimit te detyrueshem, shtetasit qe jane te siguruar ne skemen e sigurimit te detyrueshem dhe kerkojne qe nepermjet sigurimit vullnetar te rrisin te ardhurat e tyre si dhe ata qe nuk jane pjesemarres ne skemen e te vetepunesuarve ne bujqesi.
Pagesat
Me sigurim vullnetar mbulohen kater fusha te kesaj skeme: Sigurimi vullnetar per vitin korent, sigurimi vullnetar per periudha te kaluara, sigurimi vullnetar per me shume te ardhura dhe sigurimi vullnetar per deget e tjera te sigurimit. Sigurimin vullnetar per vitin korent mund ta paguajne te gjithe shtetasit shqiptare qe kane mbushur moshen 18 vjec, deri ne arritjen e moshes per pension, nuk mund te sigurohen ne sistemin e sigurimit te detyrueshem, nuk mund te sigurohen ne sistemin e te vetepunesuarve ne bujqesi ose nuk iu ka lindur e drejta per ndonje perfitim nga skema e sistemit te detyruar. Masa e kontributit qe duhet te paguhet per sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, eshte e barabarte me masen qe paguhet per degen e pensioneve, sipas pages per efekt kontributesh te miratuar ne periudhen kur behet pagesa. Pagesa aktuale per nje muaj sigurim vullnetar eshte 3 633 leke, qe i korrespondon pages minimale mujore: 16 820 leke x 21.6%. Per pagesat paradhenie, aplikohen zbritje ne varesi te kohes kur kryhet pagesa. Keshtu, nese do te parapaguani per vitin ne vijim ne fillim te periudhave, do te kete zbritje: 6 per qind mbi shumen per nje pagese vjetore (me kusht qe pagesat te realizohen brenda muajit Janar), 3 per qind mbi shumen per nje pagese 6-mujore (me kusht qe pagesat te realizohen perpara fillimit te periudhes 6-mujore, qe do te mbulohet me sigurim vullnetar); 1.5 per qind mbi shumen per nje pagese 3 mujore (me kusht qe pagesat te realizohen perpara fillimit te periudhes 3-mujore, qe do te mbulohet me sigurim vullnetar). Por pagesat e vitit korent mund te behen edhe me shumefishin e kuotes minimale mujore, 3 633 leke, deri ne pesefishin e saj.
Kategoria 2
Sigurim vullnetar per periudha te kaluara, mund te paguajne te gjithe shtetasit shqiptare qe kane mbushur moshen 18 vjec dhe qe nuk iu ka lindur e drejta per ndonje perfitim nga skema e sistemit te detyruar, meshkujt per periudhen e studimeve pasuniversitare, ata qe kane periudha te pambuluara nga sistemi i sigurimit te detyrueshem dhe deshirojne t'i plotesojne nepermjet sigurimit vullnetar. Personat qe kane lene shtetesine shqiptare mund te bejne sigurim vullnetar per mbulimin e periudhave te kaluara nga data 01.01.1994 deri ne daten qe kane lene shtetesine. Masa e kontributit qe duhet te paguhet per sigurim vullnetar nga personi i interesuar per mbulimin e periudhave te kaluara percaktohet nga koha kur behet pagesa (aplikohet masa qe eshte ne fuqi ne momentin e kryerjes se pageses, mase e cila miratohet me VKM, per degen e pensioneve). Pagesa aktuale per te mbuluar periudha te kaluara, behet vetem ne kuoten minimale dhe eshte 3 633 leke per nje muaj sigurim vullnetar. Kjo kuote i korrespondon pages minimale mujore: 16 820 x 21.6%. Ne keto pagesa nuk aplikohen zbritje.
Kategoria 3
Sigurim vullnetar per me shume te ardhura mund te paguajne te gjithe personat ekonomikisht aktive te vetepunesuar, te punesuar dhe punedhenesit, te cilet duhet te jene te siguruar si te tille ne skemen e detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Ky sigurim behet vetem per vitin korent. Personat e vetepunesuar - sigurohen me page minimale mujore 16 820 leke ose shumefishi i asaj mbi te cilin do te paguajne kontributet dhe kjo page shumezohet me 21.6%, pra eshte sigurim me kuote fikse 3 633 leke ose shumefishi i kesaj kuote. Te punesuarit, sigurohen me page minimale mujore 16 820 leke ose shumefishi i asaj mbi te cilin do te paguajne kontributet dhe kjo page shumezohet me 21.6%, pra sigurim me kuote fikse 3 633 leke ose shumefishi i kesaj kuote. Punedhenesit, sigurohen me page minimale mujore 16 820 leke ose shumefishi i asaj mbi te cilin do te paguajne kontributet dhe kjo page shumezohet me 21.6%, domethene sigurim me kuote fikse 3 633 leke ose shumefishi i kesaj kuote. Ndersa, sigurim vullnetar per deget e tjera te sigurimit, mund te paguajne te vetepunesuarit, te punesuarit dhe punedhenesit, ndersa ky sigurim behet nga te vetepunesuarit vetem per vitin korent.
L.Ndoka

Si paguhet sigurimi vullnetar
Te interesuarit paraqiten ne Agjencine Lokale te Sigurimeve Shoqerore (ALSSH) te vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar dhe paguan keto dokumente:

Fotokopje te librezes se punes, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit.
Fotokopje te librezes se kontributeve, ne rast se e disponon.
Fotokopje te leternjoftimit elektronik.

Nese personi i interesuar bie dakord per t'u siguruar vullnetarisht, do te marre dokumentin tip "Urdher veprimi", i cili plotesohet nga inspektori i sigurimit vullnetar te ALSSH. Duke disponuar kete "Urdher veprim" personi i interesuar paraqitet ne banke per te bere pagesen. Me kryerjen e pageses ai pajiset nga banka me "Mandat arketimi". Pas marrjes se mandat arketimit, personi i interesuar riktahehet tek inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore, me te cilin lidh marreveshjen e sigurimit vullnetar, qe nenshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore (mandat arketimi ne asnje rast nuk i dorezohet punonjesit te sigurimeve shoqerore. Ai eshte personal dhe mbahet nga vete personi i interesuar). Pas nenshkrimit te marreveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar te Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore eshte i detyruar te beje pasqyrimin ne libreze te kontributeve te personit te interesuar, ose te hape libreze te re neqoftese nuk ka.

Vetepunesimi
Person i vetepunesuar eshte personi i cili e ushtron vete aktivitetin e tij dhe personi me te ardhura te rregullta nga veprimtaria ekonomike.

Kontributet
Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore jane pagesa te detyrueshme, per te gjithe personat ekonomikisht aktive, ku perfshihen edhe te vetepunesuarit. Duke paguar kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ju jeni i siguruar per te perfituar nga Ligji i sigurimeve shoqerore dhe atyre shendetesore.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?
Sigurim vullnetar per vitin korent.
Sigurim vullnetar per periudha te kaluara.
Sigurim vullnetar per me shume te ardhura.
Sigurim vullnetar per deget e tjera te sigurimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›