Ndoten zonat turistike, 1700 gjoba per subjektet
Plot 1699 gjoba jane vendosur nga Ministria e Mjedisit per te gjitha ato subjekte qe kane shkaktuar ndotje te mjedisit, kryesisht ne zonat turistike. Lajmin e beri te ditur dje, drejtori i Kontrollit te Mjedisit ne Ministrine e Mjedisit, Alfred Deshati. Ai ka njoftuar se, nga ana e strukturave kontrolluese te ministrise eshte ushtruar kontroll i vazhdueshem ndaj personave juridike private e publike qe shkarkojne keto ujera ne menyre te kunderligjshme, duke marre dhe masa administrative te denimit me gjobe. Sipas Deshatit, ne bashkepunim me Inspektoratin Ndertimor e Urbanistik Vendor eshte realizuar prishja e instalimeve dhe tubacioneve te kunderligjshme, si dhe detyrimi i subjekteve pergjegjes per marrjen e masave urgjente per pastrimin nga firma te licencuara, qe largojne me pajisje teknologjike keto ujera, kryejne dezinfektimin e gropave septike dhe i dergojne ato ne impiantet perkatese te trajtimit. Per te dyja kategorite e objekteve (veprimtari tregtare+godina banimi) do te punohet per te verifikuar nese keto kategori objektesh i kane funksionale gropat septike dhe ne parametra te lejuar, apo ato kryejne shkarkime direkte te ujerave te zeza ne det. Ndersa, per godinat shumekateshe te banimit, te cilat aktualisht jane me gropa septike, pergjegjesia e pastrimit eshte e administratorit te godines, bazuar ne ligjin "Per administrimin e bashkepronesise ne ndertesat e banimit ". sipas Deshatit, ne rast konstatimi te shkarkimit te paligjshem te ujerave te zeza ne det, do te kryhet prishja e kanalizimeve qe shkarkojne ne det, do te merren masa administrative me gjobe, dhe ne rastet qe do konstatohet se kjo shkelje eshte e perseritur, do te behet kallezim penal prane Organit te Prokurorise per personat pergjegjes. Per objektet tregtare qe do te vazhdojne shkarkimin e ujerave te zeza ne det, do te behet bllokimi i veprimtarise, si dhe do te dergohet propozimi per heqje te licences per ushtrimin e veprimtarise. Po sipas drejtorit te Kontrollit te Mjedisit ne MMPAU, nese konstatohet qe drejtuesit e pushtetit vendor me veprimet apo mosveprimet e tyre kane lejuar ndertimin dhe kolaudimin e objekteve qe kryejne shkarkime te ujerave te zeza ne mjedisin detar, do te ndiqen te gjitha rruget ligjore per marrjen e masave perkatese ndaj tyre.
Inspektime Gjoba Pezullime
Tirane 404 67 68
Shkoder 181 33 5
Lezhe 115 31 12
Durres 246 41 18
Korce 311 16 20
Vlore 297 51 25
Fier 145 6 5
Shuma1699 245 153