E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantë të prekur nga gripi i derrit në Greqi, në prag të ardhjes për pushime

GREQI- Dy shqiptarë të tjerë konfiromohen të prekur nga A/H1N1 në shtetin helen. Mëngjesin e sotëm laboratori i Greqisë së jugut ka deklaruar 22 raste të reja dhe numri i përgjithshem i pacienteve me gripin A ka shkuar ne 187, prej te cileve 87 jane sheruar plotesisht. Ne listën e të infektuarve janë edhe një grua 36 vjeçare me shtetësi shqiptare dhe një djalë 17 vjeç, po nga Shqipëria. Ndërkohë pak ditë më parë Ministria greke e Shëndetësisë, konfirmoi të prekur një 16 vjeçar që jetonte në Athinë, duke shkuar ne tre numri i shqiptarëve të prekur nga gripi i derrit. Situata duket e rrezikshme për përhapjen e gripit në vendin tonë, pasi siç dihet korriku dhe gushti janë muajt kur emigrantët kthehen për pushime në vendin e tyre.

Në shtetin fqinj Greqi rritet çdo ditë numri i rasteve me gripin e derrave specialistët e shëndetësisë deklarojnë se jemi në shkallën e një pandemie nga ky virus. Shumica e personave të prekur janë turiste te huaj qe vizitojnë Greqinë.

Me gjithe masat e marra, duket se gjendja ka dalë nga kontrolli pasi numri është rritur shumë për dy muajt e fundit, si dhe dyshohet se shumë të tjerë e kalojnë gripin në kushte shtëpie me simptoma të lehta, por njëkohësisht bëhen burim infeksioni për të tjerë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›