Kronika, vetëhelmohet infermierja, kapet prostituta
DURRËS- Ka gjetur vdekjen sot 45 vjeçarja Liljana L me profesion infermiere pasi ka pirë një sasi të madhe helm minjsh. Ndërkohë po sot policia e Durrësit bën të ditur se ka ndaluar në flagrancë një 26 vjeçarje nga Kukësi e cila akuzohet për prostitucion dhe vjedhjeve.
Dje në mesidtë është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit shtetasja Liljana L. lindur dhe banuese në Durrës, pasi kishte konsumuar lëndë helmuese. Nëna e dy fëmijëve ka marrë ndihmën e parë nga kolegët e saj më pas është dërguar në spitalin ushtarak në gjendje shumë të rëndë ku edhe ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit. Liljana punonte si infermiere në spitalin e qytetit të Durresit. Nga deklarimet e dhena paraprakisht mendohet se ajo ka konsumuar një sasi helmi qe perdoret per ngordhjen e mijve, ndërsa nuk thuhen arsyet e kësaj vetëvrasjeje.
****
Drejtoria e Policisë së Durërsit ndaloi në flagrancë, në mesnatë shtetasen Adelina M. nga Shishtaveci i Kukësit e dënuar me 9 muaj burg për vepren penale te "Vjedhjes ne bashkpunim". Arrestimi i saj u bë teksa ushtronte profesionin e prostitutës në hotel 'Riviera' në Shkozet të Durrësit, kundrejt fitmit prej 500 lekësh. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi ishte e dënuar nga gjykata e këtij rrethi për vjedhje në bashkëpunim.