E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet, Berisha: I rendesishem kontributi juaj ne ekonomine shqiptare Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka zhvilluar dje nje takim me perfaqesues te Unionit te Shoqates se Emigranteve Shqiptare te Greqise. Gjate bashkebisedimit, Kryeministri u shprehu atyre mirenjohjen me te thelle te qeverise shqiptare per kontributin e tyre ne zhvillimin e metejshem te ekonomise shqiptare, ne forcimin e marredhenieve miqesore e bashkepunimit midis Shqiperise dhe Greqise, ku ata jetojne, punojne dhe kontribuojne, por edhe per kontributin qe ata japin ne ekonomine, jeten e shoqerine e shtetit fqinj. Kryeministri i siguroi ata se qeveria shqiptare ruan ne perparesite kryesore te axhendes se saj marredheniet me vendet, ku jetojne dhe punojne emigrante shqiptare, perkujdesjen per adresimin e problematikave qe ata hasin, ne sherbim te permiresimit te metejshem te kushteve te jeteses se tyre, por edhe ne sherbim te ruajtjes dhe promovimit te vlerave e identitetit kombetar, gjuhes e traditave te larta te vendit e kombit tone. Ne kete kontekst, u shpreh Berisha, qeveria shqiptare ndodhet ne kontakt te vazhdueshem me qeverite e vendeve fqinje, Greqise, Italise, por edhe te vendeve te tjera dhe ne nje fryme mirekuptimi e bashkepunimi po punohet per te adresuar te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me aspektet sociale si pensionet, arsimi, hapja e qendrave kulturore etj. Berisha rikonfirmoi qendrimin e palekundur te tij, te qeverise shqiptare e te Partise Demokratike qe emigranteve shqiptare t'u garantohen kushtet e nevojshme si per pjesemarrjen ne jeten politike ne Shqiperi, ashtu edhe per ushtrimin e te drejtes se votes ne vendet ku ata jetojne. Gjithashtu, Kryeministri i njohu perfaqesuesit te Unionit te Shoqates se Emigranteve Shqiptare te Greqise, me pergatitjet qe qeveria shqiptare po ben per festimin me dinjitet te jubileut historik te 100-vjetorit te Pavaresise si ne Shqiperi, ashtu edhe ne vendet ku jetojne e punojne emigrante shqiptare, por edhe diaspore shqiptare ne pergjithesi. Nga ana e tyre, perfaqesuesit e Unionit te Shoqates se Emigranteve Shqiptare te Greqise e falenderuan perzemersisht Kryeministrin per pritjen e ngrohte dhe i shprehen mirenjohjen e tyre me te thelle per arritjet e qeverise shqiptare gjate kesaj periudhe, ne transformimin rrenjesor te Shqiperise, ne te gjitha fushat, duke perfshire sektorin ekonomik, infrastrukturat e rendesishme rrugore e te tjera, cuarjen perpara te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Europian, liberalizimin e vizave, anetaresimin ne NATO etj. Ata e falenderuan ne vecanti Kryeministrin per vemendjen, mbeshtetjen dhe perkujdesjen qe qeveria shqiptare dhe ai personalisht kane treguar ndaj kerkesave dhe shqetesimeve te emigranteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›