E Diel, 1 Nëntor 2026

Halili: Nuk me largojne nga PS ata qe erdhen dje ne parti Qamil Xhani

Ish-kryetari i Partise Socialiste per Rrethin e Kavajes, Xhavit Halili, sqaron incidentet e ndodhura dy dite me pare ne mbledhjen e Asamblese se PS-se. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Halili thekson se largimi i tij nga detyra ka ardhur pas presioneve qe i jane bere nga deputeti i PS-se per kete zone Dashamir Peza. Nderkohe qe flet dhe per nderhyrjen e kreut te Bashkise se Kavajes, Elvis Roshi. Sipas tij, per problemet qe ka pasur ne kete dege te PS ka njoftuar dhe drejtuesit e larte te PS-se, por nuk ka marre asnje pergjigje zyrtare nga selia roze.

Z. Halili, si eshte e verteta e incidentit te ndodhur dje (pardje) ne mbledhjen e Asamblese se Rrethit te PS-se Kavaje?

Personalisht jam shume i zhgenjyer per ate qe ndodhi dhe qe detyrohem te reagoj ne publik per zhvillimet e brendshme te Partise Socialiste. Por jam i detyruar per shkak te rrethanave dhe sjelljes se disa individeve ne PS-ne e Kavajes, te cilet vepruan ne shkelje te rregullores se brendshme, por edhe duke shkelur mbi solidaritetin dhe bashkepunimin mes socialisteve dhe forumeve te PS. Normalisht qe eshte zhvillimi i asaj qe pritej dhe qe lidhet vetem ne marredheniet e mia me deputetin e zones, z. Dashamir Peza. Cdo gje u be nga deputetit Peza duke shfrytezuar postin qe ka dhe duke shfrytezuar koniunktura dhe lidhje miqesore dhe qe ekzistojne mes grupeve te caktuara dhe te pranishmeve ne mbledhjen e Asamblese.

Cili ka qene qendrimi i deputetit te PS-se?

Po normalisht qe mocioni eshte nisur dhe ka pasur mbeshtetjen e z. Peza. Ai ka iniciuar shkarkimin tim duke tentuar ta beje fakt te kryer dhe paraqiti mocionin. Mund te them se ka qene nje komplot i organizuar dhe sajuar nga vete deputeti i PS.

Ka pasur presione?

Po, presioni ka pasur ndaj anetareve te asamblese. Presionet jane bere nga deputeti Peza, ai ka shfrytezuar pozicionin dhe ka bere presion tek anetaret e asamblese per te miratuar mocionin kunder meje.

Vete z. Peza ka deklaruar se cdo gje ne mbledhje ka vijuar normalisht dhe s'ka pasur incidente?

Pamjet e treguan me mire se fjalet e zotit Peza ate qe ndodhi. Por nese ai mendon se cdo gje ka vijuar normalisht, une nuk e di ke quan zhvillim normal ai.

Perse pranuat doreheqjen?

Me situaten qe u krijua une nuk e quaja me te drejte vazhdimin e funksionit si kryetar i PS-se se rrethit. Pranova doreheqjen per te shmangur farsen e mocionit te sponsorizuar nga deputeti i zones.

A kini kerkuar nderhyrjen e drejtuesve te PS-se per kete situate?

Po, normalisht situata ne PS-ne e Kavajes nuk ndodhi ne menyre te befasishme. Une kam njoftuar prej kohesh drejtuesit dhe strukturat e PS-se, ne baze te rregullave dhe te gjitha procedurave ne keto raste.

Ka pasur reagime?

Fatkeqesisht nuk ka pasur reagime dhe kjo eshte nje ceshtje tjeter, per te cilen une ndjehem i zhgenjyer dhe aspak i vleresuar. Kontributi im disavjecar dhe kontaktet korrekte zyrtare dhe njerezore me drejtuesit e PS-se, me kane shtyre qe te kerkoj nderhyrjen e tyre prej kohesh, por nuk ka pasur asnje reagim dhe as tentative per te normalizuar situaten.

Cili eshte roli i kreut te Bashkise se Kavajes ne funksionimin e PS-se. Keni pasur konflikte me te?

Me duhet te sqaroj se une s'kam pasur asnje konflikt personal me kreun e Bashkise se Kavajes. Dhe ajo qe ka ndodhur ne mbledhjen e Asamblese nuk lidhej personalisht me te. Nuk lidhej me te per faktin e thjeshte se kreu i Bashkise se Kavajes nuk ka asnje funksion ne strukturat e selise roze, nuk eshte as anetar i forumeve, asamblese dhe as anetar i PS-se se Kavajes. Ndaj dhe nderhyrja e tij ka qene e pajustifikueshme ne mbarevajtjen e punes se Asamblese Kombetare. Ajo qe eshte dhe me e rende ne takimin e Asamblese lidhet me faktin se u perdoren punonjes te policise bashkiake te Kavajes ne momentin qe situata u acarua dhe anetaret te ndryshem kerkuan pezullimin e mocionit si te parregullt. Historia shumevjecare e funksionimit te Partise Socialiste nuk i ka njohur me pare forma te tilla dhe besoj se nuk ka shume nevoje per koment. Drejtuesit e PS-se duhet te jene ne dijeni te tyre dhe te bejne reagimin e nevojshme. Ketu nuk eshte ceshtja vetem per mua apo per postin tim, por tek mesazhet qe i japim elektoratit ne situata te tilla.

Do te vazhdoni te jeni pjese e strukturave te PS?

Normalisht qe po, kjo as qe diskutohet. Une kam sherbyer per vite ne kete parti dhe kam dhene kontribut ne shume e shume fushata. Nuk mendoj se disa njerez qe kane vetem pak vite ne kete parti, qe nuk njohin forume dhe nuk dine te vleresojne kontributet njerezore do te jene ne gjendje te me detyrojne te largohem nga partia. Askush nuk mund te me largoje nga PS, kontributet e mia i njohin te gjithe socialistet ne kete qytet.

Incidenti ne Asamblene Socialiste

Incidentet e dy diteve me pare ne Asamblene e PS se Kavajes nuk eshte i pari. Rreth nje muaj me pare, kreu i Bashkise se Kavajes, Elvis Roshi, eshte konfliktuar me drejtuesit e deges se PS-se dhe me kreun e FRESSH, Elisa Spiropali. Ne mbledhjen e asamblese, Roshi ka kundershtuar pranine e kreut te FRESSH, duke theksuar se ne kete takim nuk diskutoheshin problemet e ketij forumi. Debatet kane arritur deri ne kercenime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›