Majko: Politika ua ka borxh voten emigranteve Qamil Xhani
Ish-kryeministri dhe deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko deklaron se politika shqiptare u ka borxh te drejten e votimit emigranteve. Sipas tij, kjo eshte pjesa e shoqerise qe ka sjelle me shume zhvillim dhe rritje ekonomike gjate 20 viteve dhe klasa politike duhet te konsideroje kete kategori votuesish. "Shqiperia dhe politika ua ka "borxh" te drejten e votes emigranteve atje ku ata jetojne. Pse po vonon kjo e drejte?! - mund te pyese dikush. Pergjigja e thjeshte eshte se emigrantet jane votues te frikshem. Ata nuk blihen dhe shiten, per nje vend pune ne administrate. Standardi i tyre i te kuptuarit te politikes nuk eshte naiv. Votat e emigranteve do te jene nje thuajse "revolucion" per mentalitetin politik shqiptar", - shkruan Majko ne nje reagim ne rrjetin social "Facebook". Ai e cileson voten e emigranteve si nje revolucion dhe "hapje" te dyte te Shqiperise. Ne analizen e tij, deputeti socialist shprehet se nisja e trajtimit te problemit te emigrantet duhet te nise qe me krijimin e te dhenave te sakta per shqiptaret qe jetojne jashte vendit. Sipas tij, edhe pas 20 vitesh nuk ka shifra konkrete qe deshmojne per levizjen e popullin dhe numrin e shqiptareve qe kane emigruar. "Sot, vendi yne per fryme popullsie, ze vendin e pare ne Europe per emigracionin. Rreth 20-25% e popullates se vendit tone eshte larguar ne emigrim. Sipas te dhenave 'statistikore' (ende te paqarta), perllogaritet qe popullsia shqiptare (ne Shqiperi) te jete pakesuar me 7.7 per qind ne nje dekade. Shifrat jane kontradiktore dhe konfuzioni i tyre eshte vec pjesa e dukshme e ajsbergut te 'ceshtjes' se emigrimit ne shoqerine shqiptare", - shprehet deputeti i PS-se. Duke vene ne dukje rolin qe kane pasur emigrantet gjate 20-viteve te fundit ne modernizimin e shoqerise, Majko thekson se shteti nuk u ka dhene atyre asnje sherbim dhe asnje lehtesim. "Qindra e mijera emigrante vazhdojne te kene probleme me lejet e qendrimit, bashkimin familjar, sigurimet shoqerore, shkollat shqipe, keqtrajtimet, standardin e jeteses apo nivelin e integrimit ne shoqerite e shteteve ku kane emigruar. Keto dhe te tjera perbejne shqetesimin me te madh ne marredhenien e munguar qe shteti i Shqiperise ofron per emigracionin e vet 'jetim'", - shprehet Majko. Ai thekson se zgjidhja e problemit per sigurimet shoqerore eshte detyre e shtetit shqiptar dhe duhet te nis me hartimin e marreveshjeve dypaleshe me vendet e tjera. "Fenomeni i mohimit te njohjes se viteve te punes te emigranteve shqiptare aktualisht perben sot nje korrupsion te llojit te vecante. Ky problem social sa vjen dhe do te behet ceshtje e dites. Pritshmeria e emigranteve shqiptare per njohjen e viteve te punes, ne kushtet e krizes ekonomike europiane kane perballe heshtjen dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare", - shprehet Majko. Ai kritikon dhe nismen e Institutit te Sigurimeve Shoqerore te Shqiperise per sigurimin e emigranteve, duke e cilesuar kete procedure, si nje tjeter rendim te pozites se emigranteve. Deputeti i PS-se kritikon dhe mungesen e administrates ne ambasadat e vendeve ku ka nje numer te madh shqiptaresh. "Shteti shqiptar nuk ka nje axhende per emigracionin e vet. Ky eshte realiteti i dhimbshem, te cilin per ta ndryshuar duhet me se pari ta pohosh. Kjo mungese fillon me nivelin e sherbimeve ne ambasadat tona, te cilat nuk kane personel te mjaftueshem", - shprehet Majko.