E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo” oponencës publike, protesta pa ndalim për largimin e BerishësNga "Faktori Plus" Asambleja socialiste ka hedhur poshte propozimin e levizjes per mendim ndryshe, qe kerkonte lejimin e oponences publike te zerave brenda partise. Ky propoz

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Jo” oponencës publike, protesta pa ndalim për largimin e BerishësNga "Faktori Plus"

Asambleja socialiste ka hedhur poshte propozimin e levizjes per mendim ndryshe, qe kerkonte lejimin e oponences publike te zerave brenda partise. Ky propozim i LMN ishte votimi i pare brenda Asamblese se Selise roze.

Te vetmit qe mbeshteten projektin ishin socialistet qe e kane hedhur kete ide:

ben Blushi, arben Malaj dhe marko bello, nderkohe qe ne votim nuk mori pjese kastriot islami dhe ylli manjani, i cili u largua nga mbledhja. Para ketij votimi bello kerkoi qe mendimet e levizjes te votoheshin ne menyre te fshehte ne kongres.

Gjate fjales ne hapje te asamblese, kryesocialisti edi rama ka konfirmuar se opozita nuk do t’i ndale protestat masive derisa te fitoje betejen per transparencen e plote te zgjedhjeve dhe largimin e qeverise berisha.

Shefi i selise roze, ftoi gjithe te pakenaqurit prej qeverisjes, ti bashkohen mitingut final te 30 prillit.

Edi rama u eshte pergjigjur nga poltroni i asamblese, gjithe zerave kritike brenda dhe jashte partise, qe e konsideruan te padrejte bojkotin parlamentar te socialisteve..

Perpara se te linte punimet e asamblese, kryetari i komisionit te ligjeve ne PS, ylli manjani, dha zyrtarisht duke deklaruar se partia eshte ne kufi te legjitimitetit.

Ndryshimet ne statut kane rikthyer parimin e zgjedhjes se kryetareve ne rrethe nga asamblete lokale, duke hequr parimin e zgjedhjes si kreu i partise me parimin nje anetar nje vote.

Ndryshimet do te miratohen ne kongresin e jashtezakonshem, te 18 prillit, i cili i paraprin protestes se madhe te opozites lajmeruar ne 30 prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›