Mjekët, shpërblime brenda prillit
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Shefat e pavijoneve, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitalit do të përfitojnë shpërblime page gjatë muajit prill. Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi gjatë një takimi me të gjithë shefat e pavijoneve u ka bërë të ditur se të ardhurat dytësore prej 30 për qind të cilat nuk janë shpenzuar prej 11 muajsh do të shkojnë për shpërblime.
Fondi i shpërblimeve
“Një fond i grumbulluar që nga maji i vitit të kaluar, por edhe nga hapësira që na jep ligji duke i përdorur ato deri në masën 30 për qind për shpërblime, do të vijnë tek ju këtë muaj. Deri tani janë bërë kalkulimet për çdo pavijon, këto para do të vihen në dispozicionin tuaj dhe shuma prej 20 për qind do të shkojë për shefin e pavijonit, kurse pjesa tjetër do të shpërndahet për personelin sipas performancës së tij në punë. Do të jeni ku vetë (shefat e pavijoneve) që do të përcaktoni se kujt infermieri, mjeku të pavijonit duhet ti jepni më shumë para për shkak të punës me cilësi që ai ka ofruar ndaj pacientit,” ka pohuar gjatë fjalës së tij drejtori i QSUT-së Ilir Dashi.
Korrupsioni
Një tjetër pikë e diskutuar gjatë këtij takimi me bluzat e bardha ka qenë edhe çështja e korrupsionit. Drejtori i QSUT-së u ka kërkuar shefave dhe nëpërmjet tyre mjekëve dhe infermierëve të mos bien preh e tij, pasi tashmë e tutje për rastet që do të denoncohen do të ketë largime nga puna. “Gjatë një takimi që kam pasur me Ministrin e Shëndetësisë, më ka kërkuar tu përcjell juve dhe nëpërmjet jush të gjithë personelit, që për të gjitha rastet e korrupsionit të cilat do të denoncohen si në media ashtu edhe në zyrat tona do të ketë masa, të cilat janë largime të menjëhershme nga puna” ka nënvizuar Dashi.
Zbatimi i urdhërave
Një tjetër porosi e kreut të QSUT-së ka qenë edhe zbatimi i të gjitha urdhrave të nxjerra si ai për sistemin e urgjencave, ashtu edhe ai i hyrje-daljeve të familjarëve, por edhe urdhri më i fundit i MSH-së për rekomandimin e ilaçeve. “Janë ngritur tre grupe pune të cilët janë duke kontrolluar të tre urdhrat e sipërpërmendur. Aktualisht shihet një ndryshim, por do iu kërkoj më shumë punë për të arritur në atë që duam ne, dhe që këto urdhra të mos mbeten porosi në letër” ka pohuar Dashi. Për sa i përket urdhrit të medikamenteve, dashi ka pohuar se çdo pavijon duhet të furnizohet me to pavarësisht se ndodhen në farmacinë qendrore të QSUT-së apo në ato periferike ndërsa ka kërkuar një bashkëpunim më të mirë mes farmacistëve, kryeinfermierëve dhe shefave të pavijonit.
Ky lajm është publikuar: 12/04/2010