E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët ankohen për policinë: Na marrin para kur hyjmë në Shqipëri

Periudha e verës shënon kthimin masiv të emigrantëve shqiptarë, të cilët kthehen për të takuar të afërmit e tyre dhe për të kaluar pushimet.

Por, jo gjithçka është e lehtë për ta gjatë kthimit. Shumë prej emigrantëve ankohen për policinë e shtetit, individë të së cilës u kërkojnë para.

Sipas emigrantëve, gjithmonë kur kthehen në Shqipëri, do të përballen me postoblloqe të shumta të policisë, punonjësit e së cilës, kur i shohin me targa të huaja, i ndalin dhe u kërkojnë lekë për të kaluar.

Në adresën e gazetës sonë kanë ardhur disa dhjetëra emaile nga emigrantët, të cilët ankohen pikërisht për këtë fenomen të policëve, që është i përsëritur ndër vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›