Rrugët, miratohen 50 milionë euro
20/04/2010 BERZH
Sistemi rrugor në zonat rurale pritet të përmirësohet ndjeshëm. Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi dje marrëveshjen e kredisë me BERZH-in, me vlerë 50 milionë euro për financimin e rrugëve dytësore në Shqipëri. Kjo kredi do të përdoret për të financuar rehabilitimin e 500 km rrugë të rrjetit rrugor në zonat rurale. Deputetja Albana Vokshi, duke vlerësuar bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me donatorët e huaj, tha se, kjo kredi do të sjellë për këto zona jo vetëm përmirësim të infrastrukturës, por edhe punësim dhe zhvillim. Projekti është parashikuar të realizohet brenda një periudhe prej 5,5 vjetësh dhe të përfundojë në dhjetor të 2015-ës. Rikonstruksioni i këtij sistemi rrugor dytësor në të gjithë vendin do të sjellë zhvillimin e tregjeve bujqësore, si dhe në afrimin e zonave rurale me qytetet, çka do të thotë më tepër punësim, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen.