Retro/Histori: 10 dhjetor 1508 Lufta e Lidhjes së Shenjtë
Lufta e Lidhjes së Kambrait, e njohur edhe si Lufta e Lidhjes së Shenjtë, ishte një konflikt i madh, pjesë e Luftërave Italiane. Pjesëmarrësit kryesorë të luftës që u zhvillua ndërmjet viteve 1508-1515 ishin Franca, Shtetet Papnore dhe Republika e Venedikut. Në kohë të ndryshme atyre u bashkoheshin pothuajse çdo fuqi me njëfarë peshe në Europën Perëndimore, përfshirë Spanjën, Perandorinë e Shenjtë Romake, Anglinë, Skocinë dhe Dukatin e Milanit, Firencen, Dukatin e Ferrarës dhe mercenarët zviceranë.
Papa Juliani II, me qëllim kufizimin e influencës venedikase në Italinë e Veriut kishte krijuar Lidhjen e Kambrait një aleancë antivenedikase që përfshinte, përveç vetes, Luigjin XII të Francës, Perandorin e Shenjtë Romak Maksimilianin I dhe Ferdinandin II të Aragonës. Megjithëse në fillim lidhja ishte e suksesshme, konfliktet mes Julianit dhe Luigjit shkaktuan shpërbërjen e saj në vitin 1510. Më pas Juliusi bëri aleancën me Venedikun kundër Francës. Aleanca venediko-papale u zgjerua duke u bërë Lidhja e Shenjtë, e cila i përzuri francezët nga Italia në vitin 1512.