E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezidentet e huaj kerkojne pune ne Durres

Durres- Qyteti bregdetar i Durresit rikthehet ne qender te te huajve. Nuk jane turiste qe deshirojne te vizitojne bukurite e amfiteatrit dhe plazhet, por te interesuar per punesim sezonal dhe misione fetare. Mesohet se 543 shtetas te huaj, nga 50 vende te ndryshme te botes, jane pajisur deri tani me leje qendrimi ne Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Emigracionit, me qender ne portin e Durresit. Udheheqin listen rezidentet nga Italia dhe me pas ata nga Turqia dhe SHBA-te.

Drejtori i kesaj drejtorie, Naim Manuka, tha se shumica e te huajve qe jane pajisur deri tani me leje qendrimi kane mberritur ne vendin tone me misione fetare. Me shume se 27 per qind te tjere, ose 147 te huaj, jane punesuar ose drejtojne biznese te ndryshme ne rrethet e Lushnjes, Kavajes, Durresit, Kurbinit, Lezhes, Krujes dhe Mirdites qe perfshihen ne territorin e kesaj drejtorie. "Vetem 10,5 per qind e te huajve te pajisur me leje qendrimi ndodhen ne vendin tone per motive familjare", tha drejtuesi Manuka. Dy te tretat e tyre, ose 179 te huaj te pajisur me leje qendrimi ne kete territor, jane shtetas italiane.

Ndersa ne vendin e dyte dhe te trete ndodhen te ardhurit nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me perkatesisht 14,55 dhe 7,92 per qind. Sipas Manukes, qe nga fillimi i punes se kesaj drejtorie, jane pajisur me leje qendrimi edhe 34 shtetas nga Kina, 11 nga Zvicra, 16 nga Maqedonia, 19 nga Gjermania, e nga vende te tjera. Zyrtari i larte i policise tha se pergjate ketij viti nuk ka pasur asnje ankese apo problem per te huajt qe kane aplikuar dhe se gjate verifikimit te dokumentacioneve ata kane rezultuar te rregullt. Para se kjo leje te leshohet nga drejtoria, kerkohet edhe ndihma e zyrave te Interpol Tiranes dhe Antiterrorit, per te verifikuar gjendjen penale te aplikuesve. Mesohet se per 543 rezidentet ne qytetit e Durresit nuk ka pasur asnje te depertuar apo me precedent penal, kurse nje pjese kane qene te martuar me gra shqiptare.

Dy te tretat e te huajve qe kane kerkuar leje qendrimi nga policia e Durresit jane shtetas italiane, me pas lista ndiqet prej te ardhurve nga Turqia, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Kina, Zvicra e Maqedonia.

Shperndarja

Sipas drejtuesve te zyres se Migracionit ne portin e Durresit, te huajte qe kerkojne leje qendrimi jane biznesmene, punetore te thjeshte ose misionare te feve te ndryshme, nga 50 vende te ndryshme te botes.

K.Jaupi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›