E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteflijohet 16-vjecari, mister motivet

TIRANE - Nje adoleshent i lene jetim nga babait prej disa vitesh ka dhene fund jetes se tij, duke u vetevarur ne kumbullen e oborrit te shtepise se tij perdhese. Ngjarja e rende ka ndodhur kur ora shenonte 00:45, minuta e dites se djeshme, ne lagjen numer 1, te Bathores. Djali 16-vjecar Rifan Driza, eshte gjetur ne oborrin e baneses e tij nje kateshe ne Koder Kamze. Burime nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur se, shkaku me i mundshem eshte i nje zenke qe mund te kete pasur Driza, me ndonje person tjeter, gje qe e ka cuar drejt veteflijimit. Nderkohe qe po hetohet dhe per nje zenke ne familje, mes djalit te madh dhe pjesetareve te tjere. Trupi i pajete i tij, eshte gjetur pak minuta me vone nga familjaret e Drizes. Keta te fundit jane munduar qe ti vijne ne ndihme, duke e derguar me urgjence drejt spitalit, por gjithcka ka qene e kote pasi adoleshenti kishte nderruar jete.

Veteflijimi

Sapo kishte kaluar mesnata kur 16-vjecari Rifan Driza, ka marre nje litar ne shtepine e tij dhe ka dale ne oborrin e pasem te baneses, ku eshte vetevarur. I ardhur nga rrethi i Kukesit, prej disa vitesh, se bashku me familjen e tij, 16-vjecari punonte per te ndihmuar familjen e tij, pas vdekjes se babait disa vjet me pare. Vonesa e tij, ka bere qe pjesetaret e tjere te familjes te dalin per ta kerkuar ate. Gjate kontrollit ata kane pare trupin e te riut, te varur ne degen e kumbulles, me litar. E kane zbritur shpejt ne toke ne menyre qe ti jepnin ndihem e pare, dhe e kane nisur drejt spitalit. Por mjeket kane konfirmuar se ai, kishte nderruar jete nga asfiksia, si shkak i litarit rreth qafes. I ati i Rifan Drizes, kishte vdekur gjate punes per hapjen e nje pusi uji. Ate e kishte zene dheu dhe te riut, i kishte rene barra per te mbajtur familjen. Fqinjet kane treguar se, Rifani bente pune te ndryshme, ku te gjente. Por shumicen e kohes ai kishte punuar ne ndertim, pavaresisht moshes se vogel.

Policia

Uniformat blu jane njoftuar nga familjaret per ngjarjen e ndodhur. Menjehere drejt shtepise ka shkuar nje grup hetimor per te zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kesaj veteflijimit. Ne vendin e ngjarjes, eshte punuar per te sqaruar motivet qe kane cuar 16-vjecarin Driza te ndermarre kete akt fatal. Por dhe pse jane bere hetime, ende nuk eshte bere e ditur arsyeja pse ai i ka dhene fund jetes.

Babai

I ati i Rifan Drizes, kishte vdekur gjate punes per hapjen e nje pusi uji. Ate e kishte zene dheu dhe te riut, i kishte rene barra per te mbajtur familjen. Fqinjet kane treguar se, Rifani bente pune te ndryshme, ku te gjente. Por shumicen e kohes ai kishte punuar ne ndertim, pavaresisht moshes se vogel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›