E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, grushte për radhën në Vlorë

 VLORE- Radhët e gjata dhe përplasjet mes qytetarëve në pikën e aplikimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike në qytetin e Vlorës ka sjellë konflikte e gjer grushte ndërmjet tyre. Dje rreth orës 10:00, dy emigrantë janë zënë me grushte me njëri-tjetrin. është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës, pasi shumë qytetarë të tjerë janë irrituar po për shkak të radhëve të stërzgjatura për pasaportat. Blutë kryen shoqërimin e emigrantëve, të cilët u liruan pasi u morën në pyetje. Sipas burimeve nga zyra e aplikimit, duke pasur parasysh sherret e vazhdueshme, për shkak të radhës, janë marrë masa që të vendosen punonjës të policisë së shtetit në këto zyra dhe të largojnë policinë private. Blutë kanë vendosur një sistem duke mbajtur shënim emrat dhe duke i thirrur më pas por, kjo gjë nuk pëlqehet nga qytetarët pasi sipas tyre ka favorizime.       q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›