Emigrantet, ikin 40 mije nga Shqiperia
Emigrantet nisin "pelegrinazhin" e kthimit per ne vendet e punes pas muajit te pushimeve ne Shqiperi. Por si cdo vit, ankthi mbeten radhet e gjata dhe numri i paket i sporteleve te vena ne dispozicion nga policia greke ne kufi. Ndersa gjate fundjaves pika e Kakavijes ka pasur fluks, por jo radhe, kjo gje nuk mund te thuhet per doganen e Kapshtices, pasi greket punonin me dy sportele me pak se ne Kakavije dhe emigranteve u eshte dashur te presin deri ne 3 ore per te kaluar kufirin. Vetem ne fundjave, ne kater pikat kufitare me te medha ne vend, Kakavije, Durres, Kapshtice dhe Vlore, jane larguar nga Shqiperia me makina, autobuse, apo tragete, rreth 40 mije vete, kryesisht emigrante. Kurse numri i hyrjeve per ne vendin tone ka qene shume i ulet ne krahasim me javen e kaluar. Me lehte per t'u kaluar ka qene pika kufitare ne portin e Vlores, por dhe ne Durres e Kakavije, per shkak te numrit te madh te sporteleve.
Kapshtice
Dje ne mesdite, ne piken kufitare te Kapshtices, ne Korce, radhet e makinave qe prisnin te dilnin ne token greke kane qene te gjata. Policia kufitare informoi se gjate 24 oreve kane kaluar kufirin 6 mije emigrante dhe 2800 mjete, ndersa pergjate fundjaves ky numer shkonte ne rreth 9 mije persona dhe 3500 mjete. Mesohet se pala shqiptare po punon me 8 sportele, me te njejtin numer qe prej muajit korrik, ndersa ajo greke vetem me 3 sportele, kur duhen te pakten 5 te tille. Numri i paket i sporteleve ka shkaktuar radhe te gjata pritjeje te emigranteve. Situata eshte qetesuar vetem ne oret e pasdites.
Kakavije
Edhe ne piken kufitare te Kakavijes, ne Gjirokaster, ka pasur fluks emigrantesh shqiptare qe kerkonin te ktheheshin ne vendet e punes, por nuk ka pasur radhe pritjeje per shkak te masave te marra nga te dyja policite. Policia Kufitare informoi se ne dy dite kane kaluar kufirin 12 mije emigrante, kurse diten e djeshme rreth 5 mije persona dhe 1200 mjete. Pala shqiptare punon me 9 sportele, ndersa ajo greke me 5 sportele. Sipas policive vendore, ky fluks parashikohet te rritet gjate diteve ne vijim, pasi sezonit turistik po i vjen fundi.
Durres
Emigrantet shqiptare pas pushimeve verore kane nisur te largohen drejt vendeve te punes edhe nepermjet portit te Durresit. Ne piken doganore, gjate 48 oreve te fundit jane larguar 13380 vete, si dhe 7200 mjete. Ndonese numri i emigranteve qe jane larguar nga porti i Durresit mbetet i larte, nuk jane nuk jane vene re radhe te gjata. Ne sherbim te emigranteve jane vene 12 sportele, dy pika hyrese per perpunim sa me te shpejte te mjeteve, si dhe nje numer i madh punonjesish te policise kufitare dhe doganes. Transporti eshte kryer nga 13 tragete te linjes Durres-Bari, Durres-Trieste dhe Durres Ankona. Java ardhshme pritet te regjistroje nje fluks me te madh emigrantesh te cilet do te udhetojne drejt porteve te shtetit fqinj. Mes emigranteve shqiptare nga porti i Durresit jane larguar edhe nje numer i madh turistesh te huaj.
Vlore
Pika kufitare me e qete ka qene ajo e portit te Vlores pasi ka pasur nje fluks mesatar te kthyerish drejt Italise me tragete. Sipas informacioneve nga Policia Kufitare, gjate dy diteve te fundit jane larguar nga Shqiperia rreth 3 mije vete me 900 mjete dhe me kater tragete. Diten e djeshme jane perpunuar 1500 persona ne port, ndersa eshte punuar me 8 sportele, duke mos krijuar radhe pritjeje.
Emigrantet e larguar 48 oret e fundit:
Gjirokaster:
9 sportele pala shqiptare
5 sportele pala greke
12 mije te kthyer ne Greqi
4 mije mjete ne dalje
Durres:
13400 te kthyer ne Itali
7200 mjete ne dalje
12 sportele ne dalje, me dy pika
13 tragete, Bari, Ankona, Trieste
Vlore:
8 sportele ne dalje
3 mije vete te larguar ne Itali
900 mjete, me tragete drejt Brindizit
4 tragete te linjes Vlore-Brindizi
Kapshtice:
9 mije te kthyer ne Greqi
3500 mjete
8 sportele ne dalje pala shqiptare
3 sportele ne hyrje pala greke