Terezina, "fiton luften" me semundjen, pas 3 vjetesh Sonila Isaku
Sapo hyn ne pavijonin e katit te dyte ne Spitalin Onkologjik, pikerisht ne pavijonin kirurgjise, eshte dhoma 1. Syte te shohin vetem nje paciente e cila qendron e vetme ne dhome duke kundruar televizorin dhe ketu arrin te kuptosh mjaft mire se ajo ka nje kohe te gjate ne kete pavijon, per tu kuruar dhe per te luftuar me semundjen, gje qe duket se e ka realizuar mjaft mire, pavaresisht se ne spital ka me shume se nje muaj e gjysme qe qendron e shtruar.
Personazhi
Terezina Ardhia, 52 vjecarja nga Tirana pasi te kundron nje here, dhe shkon ne mendje te gjithe historine e saj pothuajse 3 vjecare fillon te flase per betejat e kaluara me semundjen e saj. Qe ne fillim ne tetorin e vitit 2007 ka mesuar se kishte kiste ne gjoksin e saj, por pa menduar se semundja do te avanconte shume duke u bere problemi kryesor i jetes se saj. "Fillimisht konstatova disa kokrra ne gjoks dhe me pas ndjeja dhimbje e cila nuk ishte shqetesuese, por me shume filloi te me shqetesonte fakti qe ato ekzistonin ne trupin tim. Ndersa, u interesova per mjeket me te mire te fushes vendosa te kurohem ne nje prej klinikave private te Tiranes, por qe realisht aty nuk mora as sherbimin e duhur, pavaresisht nderhyrjes. Kjo beri qe semundja ime te vazhdonte per kohe e kohe me radhe" pohon Terezina. Kur ka mesuar te gjitha te vertetat per mjeken qe e ka operuar, kliniken e saj, 52 vjecarja ka kerkuar nje demshperblim nepermjet procedurave ligjore, nderkohe qe ka vazhduar te kerkoje mjeket per te shpetuar jeten e saj. Duket se ketu ka filluar lufta e vertete me semundjen.
Operacionet
Nje vit me pare Terza ka kryer operacionin e dyte te saj, ku mjeket i pohuan se gjendja e saj ishte shume e perkeqesuar dhe ata do te pastronin ato kiste qe te mundnin. "Ketu mu duk sikur ishte fundi i jetes sime, por perseri kisha nje shprese ne vetvete. Fillimisht mjeket e ketij pavijoni beren nje pune te mire, por me ardhjen e prof. Dr. Agim Karajt u ngjallen edhe shpresat e mia. Pas operacionit te dyte vendosa te bej nje tjeter operacion. Tek une u be nje pune e mrekullueshme pasi pervec largimit te kisteve, mjeket me bene edhe nje plastike te tille qe une sot e quaj fitore" pohon 52 vjecarja nga Tirana. Per Terezinen, kjo eshte nje jete e dyte fale mjekeve te ketij spitali. Por nuk eshte vetem ajo qe vazhdon te jetoje, pas operacioneve dhe kurimit qe i jane bere ne kete spital. Edhe Albana Paja, nga Lezha pohon se mjeket me pare nuk i dhane asnje shprese, pasi masa tumorale i kishte zene komplet gojen, aq sa ajo nuk mund te fliste. Por sot pas dy operacioneve ajo mund te flase. "semundja ime u shfaq gjate muajve te shtatzenise dhe nje pjese e mjekeve nuk me dhane shprese, por sot une jam ne nje gjendje te mire, dhe them se prof. Dr. Karaj eshte nje prej perlave te mjekesise shqiptare" pohon Albana. Duket se per keto gra, jeta e dyte eshte fale mjekut, nderkohe qe forca e tyre ka luftuar aq shume me semundjen duke fituar te gjitha betejat.
Onkologjiku, kete vit 510 milione leke per citostatiket
Kanceri eshte bere nje nga "vrasesit" kryesore te shqiptareve sot duke shenuar deri ne 4 mije raste te reja cdo vit. Faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj semundjeje jane te shumte por, problem mbetet diagnostikimi i vone i rasteve. Mjeket e Onkologjikut pohojne nese diagnostikimi i semundjes behet heret atehere eshte shume me e lehte te kurohet por ka edhe nje kosto me te ulet te mjekimit. "Duhet punuar per fushata sensibilizuese per ndergjegjesimin e popullates ne mosperdorim duhani, alkool, diagnostikim te heret etj. Ne vazhdojme t'i takojme te semuret tane ne pothuajse 80 per qind te rasteve ne faza te avancuara ku shanset e nje sherimi dhe kurimi definitiv ulen" nenvizojne bluzat e bardha. Sipas ketyre te fundit, faktoret qe ndikojne ne rritjen e numrit te pacienteve jane te shumte por me kryesorja mbetet menyra e jeteses, ku jeta tashme eshte bere shume sedentare. "Si kudo ne vendet e tjera obeziteti po behet problem, aktiviteti fizik eshte reduktuar shume, grate nuk lindin me shume femije dhe c'eshte me e rendesishme eshte qe grate martohen dhe lindin me vone ne mosha te avancuara"nenvizojne specialistet e onkologjise. Duke iu referuar ketyre te fundit, rezulton se eshte shtuar edhe konsumi i alkoolit, konsumi i duhanit, eshte rritur ndotja, ka stres. Te gjitha keto jane faktore te cilet favorizojne shfaqjen e semundjes. Keto faktore kane ndikuar qe gjate 15 viteve te fundit te kemi nje rritje 50-60 per qind te rasteve me kancer ne vendin tone. Dhe per te kuruar keto paciente nevojitet nje shume e madhe parash per blerjen e citostatikeve. Vetem per kete vit eshte parashikuar nje fond prej 510 milione lekesh nderkohe qe sipas burimeve zyrtare nga QSUT rezulton se nje vit me pare ky buxhet ishte 300 milion leke te reja.
Rastet
Cdo vit ne vendin tone numerohen deri ne 4 mije raste te reja te kancerit , ku pjesen derrmuese per burrat e perbejne kanceri i mushkerive dhe per grate, kanceri i gjirit. Por rritje te madhe ka kanceri i qafes se mitres, tumoret e trurit, kancerin dixhestiv, etj.