E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet, informacion falas per sigurimet

Emigrantet shqiptare te cilet jetojne ne Itali, tashme do ta kene shume te thjeshte te njihen me procedurat e pageses se sigurimeve shoqerore dhe derdhjen e kontributeve. Kjo fale nje marreveshjeje qe eshte nenshkruar ne Tirane, gjate dites se djeshme nga Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Evelina Kodashi dhe Presidentit Kombetar te ACAI-t, Leonardo Maiolica.

Perfitimet

Emigrantet do te kene nje sere perfitimesh dhe kjo, fale marreveshjes se bashkepunimit, firmosur ne qershor te vitit 2008 ne Itali, ku ACAI merr persiper pergatitjen falas te informacionit, per pagesen e kontributeve dhe skemen e sigurimeve ne Shqiperi ne te dy gjuhet, dhe shperndarjen e tij permes 263 zyrave qe ka ne Itali. ACAI eshte nje Institut i Mbrojtjes i cili zhvillon veprimtari informimi, asistence, konsulence dhe mbrojtje pa pagese te shtetasve italiane, emigranteve dhe imigranteve, te cilat kane si qellim kryerjen e sherbimeve te mbrojtjes, asistences dhe sigurise shoqerore, ne kuadrin kombetar dhe nderkombetar. "Ky takim i sotem shenon fillimin e bashkepunimit mes ACAI-t dhe ISSH-se, per informimin falas te emigranteve shqiptare, qe jetojne e punojne ne Itali lidhur me perfitimet nga skema shqiptare", tha ne fillim te takimit drejtoresha e ISSH-se, Evelina Koldashi. Nderkohe, Presidenti Kombetar i ACAI-t ka theksuar se ne disa zyra qe do te japin informacion per kontributet dhe sigurimet, do te punesohen shtetas shqiptare."Ne kemi nisur menjehere pas firmosjes se marreveshjes, informimin e emigranteve lidhur me skemen e kontributeve ne shume prej zyrave tona, ndersa shume shpejt do te hapim zyren e pare ne Torino, ku do te punesohet nje shqiptar qe ka njohuri ne fushen e kontributeve", tha Maiolica.

Marreveshjet

Keto marreveshje, te cilat jane lidhur edhe me patronate te tjera te rendesishme ne Itali, si INAS dhe ENAS, synojne te garantojne edhe nje here se, cdokush qe jeton sot ne Itali, dhe qe ka pasur nje historik marredheniesh te kontributeve ne Shqiperi, do te mund t'i marre ato. "Me kete rast deshiroj te siguroj gjithe shqiptaret qe punojne dhe jetojne ne Itali, se eshte ne detyren tone jo vetem administrative, por edhe sociale, per te garantuar cdo qindarke te derdhur gjate viteve te punes ne Shqiperi dhe se, permes plotesimit te viteve te munguara, do t'u mundesohet plotesimi i kontributeve te nevojshme, per te pasur nje garanci sociale ne cdo kohe edhe ne vendlindjen e tyre", tha Koldashi. Sipas saj, ISSH e sheh si nje detyrim per t'iu pergjigjet kerkesave te kujtdo bashkatdhetari qe do te kerkoje njohjen e se kaluares se tij, kontributeve dhe kerkesave per vazhdimesine e ketij historiku.

Ne takim ishte i pranishem edhe Konsulli i Nderit i Republikes se Shqiperise ne Piemonte, Giovanni Firera, i cili konfirmoi angazhimin e tij per konkretizimin e marreveshjeve te arritura mes ISSH-se dhe patronateve italiane. S.Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›