E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo Maiolica: Detyre e ngutshme, njohja e kontributeve

Ne nje interviste te shkurter per gazeten "Koha Jone", Presidentit Kombetar i ACAI-t, Leonardo Maiolica ka sqaruar pikat kryesore te kesaj marreveshjeje dhe cfare parashikon ajo per emigrantet shqiptare.

Zoti Maiolica, c'mund te thoni ju per kete marreveshje qe u nenshkrua?

Leonardo Maiolica: Mendoj se shqiptaret dhe italianet duhet te jene fqinje te mire, pasi kane mjaftuar shume vite per te na ndare. Shpreh bindjen, se sot me shume se kurre ekzistojne premisat, mundesite dhe iniciativat per ta bere kete. Ne ne shtetin italian per me teper, e konsiderojme marredhenien e fqinjesise se mire si nje detyre. Prandaj ishte nje detyre e ngutshme, njohja e kontributeve te punes se emigranteve tuaj qe jetojne e punojne ne Itali.

Jemi deshmitare te nje realiteti tjeter, shpeshhere te dhimbshem ne vendet e punes, ku shqiptaret jo rralle here diskriminohen. A eshte i vertete ky fakt?

Leonardo Maiolica: Gjate periudhes se emigracionit klandestin, sigurisht qe pati probleme, por sot gjerat jane duke ndryshuar per mire, pasi ne jemi duke punuar se bashku per te miren e perbashket. Duhet te dini qe ne jemi perfaqesues te nje grupi te madh punonjesish, ne te cilin nuk ka vetem punonjes krahu, por edhe perfaqesues te jetes universitare ne Itali, nderkaq edhe shqiptare te punesuar ne pozita te mire. Ne duam te sigurojme qe emigrantet shqiptare te jetojne te sigurt, te qete, duke punuar e paguar kontributet e tyre, ne dobi te se ardhmes te tyre.

A jane ne dijeni te ketyre ndryshimeve, emigrantet shqiptare?

Leonardo Maiolica: Ne kemi nisur menjehere pas firmosjes se marreveshjes, informimin e emigranteve lidhur me skemen e kontributeve ne shume prej zyrave tona, ndersa shume shpejt do te hapim zyren e pare ne Torino, ku do te punesohet nje shqiptar, qe ka njohuri ne fushen e kontributeve. Ju jeni te paret qe po e merrni vesh kete, pas pak do ta bejme te ditur edhe ne konferencen e perbashket per shtyp, me drejtoreshen e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Evelina Koldashi, e cila nga muaji tjeter do te vije ne Itali, per te folur me terma me konkrete ne lidhje me kete ceshtje.

Intervistoi F. Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›