E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet itali. Verifikimi i kërkesës tashmë online

12/07/2010 Marrja e nënshtetësisë italiane, ndryshon praktika për marrjen e informacioneve mbi aprovimin

Informimi, procedura fillon me faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane

Kërkesat për marrjen e nënshtetësisë italiane tashmë mund të kontrollohen edhe në sistemin online. Duke filluar nga data 5 korrik, ky shërbim do të ofrohet për të gjithë emigrantët që ndodhen në territorin e këtij shteti dhe që kanë aplikuar për marrjen e dokumentit të nënshtetësisë. Për të kontrolluar procedurën se deri ku ka vajtuar miratimi i kërkesës, aplikuesi mund të hyjë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane dhe aty të plotësojë praktikën e duhur për të verifikuar ecurinë e procedurës.

Procedura

Në këtë mënyrë të gjithë të huajt që kanë paraqitur kërkesë për shtetësinë italiane mund të kontrollojnë në ç’pikë është praktika e tyre edhe online nga një kompjuter çfarëdo, mjaft që të jetë i lidhur me internetin. Thjesht duhet të hyjë në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, të regjistrohet dhe të futet në bankën e të dhënave të përditësuara vazhdimisht në seksionin “Cittadinanza”, ku tashmë shfaqet lidhja “Consulta la pratica”. Ndonëse ky shërbim mund të frekuentohet nga të gjithë, marrja e informacioneve është e kushtëzuar. Sipas përcaktimeve të bëra, informacionet që mund të merren janë vetëm ato personale, jo të të tjerëve, madje për të arritur deri te faqja që jep në ç’pikë është praktika, duhen futur shumë të dhëna vetjake për të siguruar mbrojtjen sa më të mirë të privatësisë. Përkundrejt këtij kushti asnjë person nuk

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›