Tubimet e paligjshme Fiqiri Xibri, meret i pandehur
12/07/2010 Kreu i sindikatës së minatorëve, akuzë për organizim e pjesmarje në tubime
Xibri, kërkoi të hynte me forcë në ambientet e kryeministrisë
TIRANE- Kryetari i sindikatës së minatorëve të shqipërisë Fiqiri Xibri, është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e organizimit dhe pjesmarjes në grumbullime e manifestime të paligjshme. Lajmi konfirmohet nga burime pranë organit të akuzës të cilat thanë se pak ditë më parë kanë përfunduar hetimet ndaj shtetasit Fiqiri Xibri, duke e çuar atë si të pandehur në gjykatë. Dosja penale me nr. 1683 që tashmë është rregjistruar në gjykatë, flet për protestat e muajit Maj, periudhë kjo kur i pandehuri Xibri i ndihmuar edhe nga persona të tjerë kanë bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku me pankarta në duar kërkonin të hynin me dhunë në ambientet e kryeministrisë. Sipas kërkesës për gjykim të hartuar nga prokuroria e Tiranës, i pandehuri Xibri ka bllokuar për disa orë bulevardin e bllokuar, veprim ky që është kryer pa lejën e organeve kompetente, që në këtë rast është policia. Veç kësaj prokuroria thotë se Fiqiri Xibri ka marë pjesë në disa tubime të tjera të paligjshme që organizoheshin nga sindikata e minatorëve dhe nga një forcë politike. Sipas burime tubimi i paligjshëm ka zgjatur për disa ditë, gjë e cila ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve në bulevardin qendror të kryeqytetit. Mësohet se arsyeja e këtij tubimi ka qënë kërkesa e vazhdueshme e sindikatës së minatorëve për tju plotësuar nga ana e qeverisë kushtet që ata kërkonin si: rritja e pensioneve të minatorëve, ulja e moshës së daljes në pension dhe përfitimi i statusit të minatorit. Herë pas herë kjo shtresë ka hyrë në grevë urie, por asnjëherë kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga qeveria dhe për pasojë Fiqiri Xibri dhe minatorë të tjerë janë detyruar të tubojnë në mënyrë të paligjshme përpara kryeministrisë, ku disa herë ata tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj. E. Qyno