Ndryshon ligji për sigurimin e barnave
12/07/2010 Bluzat e bardha kërkojnë shkurtimin e afateve kohore të ligjit për prokurimin e barnave
Procedurat e tejzgjatura bëjnë që spitalet të përballen me mungesën e barnave
Për shkak të procedurave burokratike shërbimet shëndetësore në qendrën më të madhe spitalore të vendit, “Nënë Tereza”, janë përballur me probleme të shumta, të cilat kanë rënduar në kurriz të pacientëve. Kjo e gjitha për shkak të procedurave kohore të tejzgjatura që kryhen për tenderat e sigurimit të barnave. Përkundrejt kësaj situate, bluzat e bardha kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në ligjin e prokurimeve. Gjatë prezantimit të ecurisë së punës për gjashtë muajt e parë të vitit në QSUT mjekët kanë ngritur shqetësimin mbi problemet që shkaktohen prej këtyre afateve dhe i kanë kërkuar drejtorisë të bëhen ndryshime në afatet kohore të ligjit të prokurimeve për sigurimin e medikamenteve.
Kërkesa
Ajo që theksojnë mjekët është ndryshim i ligjit të prokurimeve për ilaçet dhe materialet mjekësore. Sipas tyre, ndryshimi konsistojë në shkurtimin e afateve kohore. Kjo do të bënte të mundur realizimin e tenderave në një kohë më të shkurtër, në mënyrë që të gjitha barnat të jenë prezente në pavijone në të njëjtën kohë. Një shembull konkret është se pas lidhjes së kontratës ligji parashikon që firma fituese të sjellë furnizimin e ilaçeve për 15 ditë deri në 45 ditë,por duke qenë se shëndetësia është një sektor që ka emergjenca të herëpashershme, është kërkuar që të ndryshohen afatet kohore për tenderimin dhe lidhjen e kontratave me grosistët. Ndryshimi i këtij ligji do të bënte të mundur plotësimin e nevojave në një kohë më të shpejtë, teksa do të shmangte rastet kur sigurimi i disa barnave mund të shoqërohej me vonesat e sjelljes së disa të tjerave, e kështu me radhë. Gjatë kohëve të fundit pavijoni i onkologjikut është raportuar edhe si më problematiku për mungesë ilaçesh. Megjithatë, nga drejtoria është pohuar se veçanërisht për këtë shërbim janë vënë në dispozicion më shumë fonde për sigurimin e barnave.
Analiza
Lidhur me analizën e punës së këtij institucioni në gjashtëmujorin e parë të vitit rezulton se janë realizuar një pjesë e mirë e investimeve dhe tenderave. Sipas kreut të QSUT-së Ilir Dashi, ajo që vlen të theksohet është se vetëm për sa i përket paketës bazë dhe citostatikëve janë realizuar 90 për qind të masës (përkatësisht janë shpenzuar 621 milionë lekë për paketën bazë të barnave dhe 507 milionë lekë për citostatikët). “Janë realizuar 90 për qind të tenderave, ndërkohë që edhe pjesa e mbetur e tyre janë në rrugë e sipër”, - shprehet Dashi. Sipas tij, për vitin 2010 buxheti si për barnat bazë, ashtu dhe për citostatikët është rritur. Përkatësisht për barnat ka një rritje prej rreth 68 për qind më shumë se një vit më parë. Tenderët e materialeve të mjekimit përfundojnë në fund të këtij muaji tërësisht, ndërsa janë realizuar një pjesë e mirë e tyre. “Për sa u përket sektorëve të tjerë mbështetës dhe shërbimeve, kanë përfunduar të gjitha kontratat e mirëmbajtjes së aparaturave, ushqimi, lavanteria, energjia, uji. Po kështu ka përfunduar dhe lidhja e kontratave për pastrimin e jashtëm të territorit të QSUT-së, ruajtja e objekteve etj.”, - ka pohuar Dashi. Treguesit statistikorë për këtë 6-mujor për sa u përket pacientëve janë 1000 pacientë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009.